Nënat ndërhyjnë më shumë se ç’duhet tek fëmijët

0 0

Ato thonë se janë shumë të stresuara dhe të shqetësuara. Megjithatë, është e padiskutueshme bukuria e tyre. Nënat që punojnë në fakt ofrojnë momente dhe emocione unike, por përfshihen në shumë sfida të përditshme dhe vendosin një  standard të lartë mbi durimin dhe vullnetin. Rezultati? Shumë nëna janë ose hiper-vigjilente ose janë prekura nga një ankth. Të pakta janë ato të balancuarat.

Është një “punë” e vështirë

Që nga momenti kur një grua ngel shtatzënë, jeta e saj ndryshon në mënyrë të pashmangshme. Ardhja e një fëmije është si një stuhi, e cila tjetërson zakonet, prioritetet, qëndrimet dhe mendimet. Është një angazhim, në çfarëdolloj moshe që të ketë fëmija. “Cilado qoftë mosha e fëmijëve, stresi gjithmonë është i pranishëm. Shtatzënia dhe pas lindjes, fëmijëria, adoleshenca dhe mosha madhore janë të gjitha momente kritike”, konfirmon Paola Vinciguerra, psikoterapiste. Vetëm mendoni për pyetjet e shumta që vijnë në mendje gjatë shtatzënisë, me ankthet e ditëve të para pas lindjes, kur gjithçka duket e komplikuar, nga të ushqyerit për të fjetur, pavendosmëria për të lënë fëmijën e për t’u kthyer në punë, dhe deri te kriza e adoleshencës.

Nënat nuk janë të gjitha njësoj

Në lidhje me sjelljet dhe qëndrimet e grave ndaj fëmijëve të tyre, ekspertët dallojnë lloje të ndryshme të nënave. “Ka nënat hipervigjilente, të gjithëpranishme, të fiksuara të cilat aktivizohen në tronditjen më të vogël të fëmijës së tyre dhe jetojnë amësinë në një gjendje konstante alarmi dhe ankthi. Ato kanë frikë vazhdimisht për sigurinë e fëmijës së tyre dhe nuk lënë hapësirë për eksplorim “, shpjegon Eleonora Iacobelli, psikologe. Ato anulojnë gjithçka për fëmijët e tyre dhe i kushtojnë jetën ekskluzivisht familjes. Dhe përfundojnë me ankthin e ndarjes kur fëmijët rriten.

Cilat janë nënat e balancuara?

Ato që vënë fëmijët e tyre në vend të parë, por pa harruar se janë ende femra dhe kënaqin dëshirat e tyre personale.

Një këshillë

Nënat duhet të mësojnë të jenë të pranishëm, por jo të mbytura, pasi fundja fëmijët janë të vegjël. Për këtë arsye lejojini që të eksperimentojnë, të bëjnë gabime, tregojini atyre dashuri, por jo posedim.

Lexo edhe: Nenat qe i mbrojne shume femijet ndikojne negativisht ne jeten e femijev

')}






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X