Nënat kalojnë 1400 orë duke u shqetësuar për shëndetin e fëmijëve të tyre

0 0

Mëmësia dhe shqetësimet shkojnë dorë për dore. Dhe asgjë nuk krahasohet me gjendjen konstante të shqetësimit që shumica e nënave përjetojnë gjatë vitit të parë të ardhjes së fëmijës. Në fakt, nënat shpenzojnë më shumë se 1,400 orë duke u shqetësuar për shëndetin e të porsalindurit gjatë vitit të parë, sipas një sondazhi të kryer së fundmi. Kjo është më shumë se tetë javë të kaluara pa bërë asgjë, por shqetësuese.

Ka një sasi të madhe të informacioni dhe po aq sa mund t’ju ndihmojë, mund të shkaktojë gjithashtu ndonjë dëm. Mesatarisht, një nënë kryen 330 kërkime në Google ose në internet për shëndetin e foshnjës dhe zhvillon 337 telefonata ose mesazhe të njëpasnjëshme me nënën e saj rreth simptomave që fëmija po përjeton dhe çfarë nënkuptojnë.

Është e natyrshme të ndiheni sikur nuk jeni gati për të qenë prindër, por sigurohuni të dini se kjo periudhë pasigurie nuk është asgjë e re. Madje edhe gjyshërit që duket sikur kanë shumë siguri dhe përvojë, dikur nuk dinin të ndërronin as pelenat, si ju tani.

Të bëhesh nënë do të thotë të hidhesh në një territor të panjohur dhe të mësosh vetëm duke e jetuar atë përvojë.

Sondazhi zbuloi se prindërit shqetësohen më shumë për shëndetin e përgjithshëm të fëmijës së tyre. Shqetësime të tjera janë nëse foshnja po arrin zhvillimin e duhur në moshën e duhur, nëse foshnja po merr sasinë e duhur të qumështit ose formulës, dhe nëse një fëmijë i vogël po rritet dhe zhvillohet me shpejtësi të rregullt.

Sipas anketës, alergjitë, që ishin një fokus i madh i hulumtimit, janë gjithashtu një temë tjetër për të cilën prindërit përjetojnë ankth, por vetëm 55 për qind e nënave e dinë se ka mënyra për të ndihmuar në reduktimin e gjasave të alergjive të ardhshme të foshnjës. Në mënyrë të veçantë, 76 për qind e pediatërve raportojnë se prindërit e rinj nuk kanë informacion rreth alergjive.

Lexo edhe: 13 nëna tregojnë se kur e ndjenë veten gati për të bërë një fëmijë tjetër






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X