Nenat ju keshillojne

0 0

Jeni nënë e re? Ja çfarë këshillojnë nënat e “vjetra” nga eksperienca e tyre për të përballuar sa më mirë jetën pas lindjes së fëmijës.

  1. E lini gjithcka të shkojë: mos u tregoni e fiksuar pas detajeve të shtëpisë apo çdo detaji tjetër. Përpiquni të merrni pak kohë për t’u qetësuar. Gjithashtu merrni pak kohë edhe për veten tuaj për të bërë gjërat që ju kanë pëlqyer gjithmonë të bëni.
  2. Mos e krahasoni veten tuaj me asnjë: çdo nënë ka talentet dhe aftësitë e saj në rritjen e fëmijës. Ju nuk duhet të krahasoni veten tuaj me nënat e tjera. Secila nga ju është nëna perfekte për fëmijën e saj.
  3. Mos u përpiqni të bëheni nënë perfekte: e rëndësishme është t’i jepni sa më shumë dashuri.
  4. I jepni hapësirë fëmijës tuaj: fëmija ka nevojë për mbrojtjen tuaj, të cilën mund t’ja jepni edhe duke e lënë atë të lirë në hapësirën e tij.
  5. E bëni fëmijën të kuptojë sa shumë e doni: mësoni si të organizoheni mes punës dhe shtëpisë për të bërë që fëmija të kuptojë që ju e doni gjithmonë.
  6. Mos u ndjeni fajtore që shkoni në punë: ju keni nevojë për të ardhura si edhe të bëni karrierë, të ndiheni edhe grua.
  7. Ndihuni mirë me veten tuaj: ska rëndësi nëse i keni ende kilet e shtatëzanisë, keni harruar të mbushni me karburant makinën, keni harruar të bleni kremin e fëmijës.
  8. Tregohuni aktive në edukimin e fëmijës: jeta është shumë e vështirë dhe ju mund të keni shumë gjëra për të cilat të kujdeseni. Duhet të mësoni të jeni sa më aktive në edukimin e fëmijës.
  9. Kujdesuni për veten: mos e vendosni veten tuaj në vend të fundit. Bëni diçka për t’u ndier sa më mirë në çdo moment.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X