Nënat holandeze: Më mirë fëmijë të lumtur se të suksesshëm, po nënat shqiptarë ç’mendojnë?

0 0

Një studim holandez i ditëve të fundit ka treguar se në Holandë për nënat kishte më shumë rëndësi që fëmijët të ishin të lumtur sesa të suksesshëm. Këtë qëllim për të rritur fëmijë të lumtur ato e arrinin përmes disa praktikave të jetës së përditshme.

Së pari ato i linin fëmijët të flinin sa të donin, pa ushtruar presion për zgjimin dhe humbjen e orarit të shkollës. Mëngjesi i tyre gjithashtu fillonte me një çokollatë, pasi nënat mendonin se ajo do t’u jepte fëmijëve sigurinë e nevojshme gjatë ditës.

Ato gjithashtu fillojnë të flasin me fëmijët sikur të jenë të rritur që në një moshë të hershme, madje që në moshën 4-vjeçare u shpjegojnë edhe si kanë ardhur në jetë.

Një tjetër rregull që sipas tyre i bën fëmijët më të lutmur është t’u mësojnë atyre të shijojnë gjithçka kanë, pavarësisht vlerës monetare të gjërave. Madje dhuratat për ditëlindjet e fëmijëve nuk duhet të kushtojnë më shumë se 10 euro.

Në këtë logjikë, ato nuk i lënë fëmijëve para nëpër duar.

Ky debat është zhvendosur në studion e emisionit “Ftesë në 5” të moderatores Bieta Sulo, ku ka ftuar katër gra të sukseshme, të cilat gjithashtu janë nëna dhe kanë ndarë me teleshikuesit përvojat e tyre të mëmësisë.

Gazetarja Matilda Bega u shpreh se nuk ishte aspak dakord me praktikën holandeze, për të fëmijët duhet të jenë edhe të lumtur edhe të suksesshëm. Ajo tregoi se ua gris fletët e fletores fëmijëve sa herë që bëjnë gabime, derisa të arrijnë perfekisonin, të cilin e thkeson se është shumë i rëndësishëm. Madje edhe i zgjon fiks në orarin e caktuar, pa i ardhur keq për disa minuta më shumë gjumë, sepse për të rëndësi ka të shkojë i pari në shkollë dhe të jetë më i miri në gjërat që bën.

Nga ana tjetër mjekja Senera Hoxha, e pozicionoi veten si një nënë shumë liberale, që e lejon fëmijën të bëjë çfarë të dojë, të reagojë si të dojë, madje edhe të qajë ndonjëherë, pasi siç e shpjegoi nga ana mjekësore, e qara ndihmon fëmijët të zhvillojnë mushkëritë.

Ndërsa moderatorja Elona Duro e cilësoi veten si një nënë sportive që i merr gjërat siç vijnë, duke huazuar modelin e saj të mëmëisë pak nga e ëma, pak nga vjehrra, pak nga leximet dhe hulumtimet që sheh.

Olesia Leço tha se është një nënë e ekuilibruar, që e toleron fëmijën, por gjithashtu i vendos kufij të qartë. Për të përgjigja jo, është jo dhe e padiskutueshme.

Lexo edhe: Ja si te rrisni femije te lumtur edhe nese nuk keni nje ekonomi te mire






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X