Nënat e reja: Mungesa e gjumit i plak më shpejt

0 0

Ka disa teori, sipas të cilave eksperienca e shtatzansië dhe kujdesi për beben e sjellë në jetë, shkaktojnë plakje të parakohshme të nënave. Mungesa e gjumit është një gjendje që nënat e reja e dinë mirë: zgjimet për të ushqyer fëmijën, të qarat e foshnjës gjatë natës, vëmendja që i vogli kërkon vazhdimisht, kufizojnë orët e dedikuara për të pushuar.

Bebet, “hajdutët” e gjumit

Fatkeqësisht, shumica e foshnjave në pesë apo gjashtë muajt e parë të jetës shpesh zgjohen gjatë natës dhe jo vetëm për t’u ushqyer, por gjithashtu sepse u mungon nëna me të cilën kanë qenë në simbiozë gjatë gjithë shtatzanisë dhe për ritmet cirkadike që janë ende të paformuara sijanë ende të paformuara siç duhet. Me pak fjalë, fëmija nuk është ende në gjendje të ndiejë alternimin e dritës dhe errësirës, ​​një stimul i domosdoshëm për të përvetësuar bioritmet e gjumit. Do të duhen javë që i porsalinduri të ketë ritmet e tij të rregullta. Kjo mungesë gjumi te nënat e reja për shkak të lindjes së një fëmije, u shoqërua me ndryshime gjenetike në ADN të lidhura me proceset e plakjes.

Plakja e ADN-së

Hulumtimi mbi efektet e pagjumësisë tek nënat e reja u drejtua nga Judith Carroll i Universitetit të Kalifornisë në Los Anxhelos. Eksperti analizoi kohëzgjatjen dhe cilësinë e gjumit të nënave të reja dhe më pas mati moshën biologjike të 33 grave përmes analizës së ADN-së, në veçanti disa parametra që dihet se lidhen me plakjen, të tilla si gjatësia e skajeve të kromozomeve, “telomerët”. Testet u kryen një vit pasi fëmija lindi.

Nga analiza e të dhënave doli se gjumi i pamjaftueshëm (më pak se shtatë orë në natë) shoqërohet me shenja më të mëdha të plakjes në ADN-në e nënës, pra me plakjen biologjike të përshpejtuar.

Sidoqoftë, autorët e studimit arritën në përfundimin se rezultatet do të duhet të konfirmohen në një mostër më të madhe të nënave të reja.

A e dini se?

Lindja e foshnjës merr më shumë orë gjumi nga nëna sesa nga babai.

Lexo edhe: E vërteton edhe shkenca, ka një hendek mes gjumit të nënës dhe babait kur bëhen me fëmijë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X