Nëna ua thoshte mjekëve por ata se besonin, një video i shpëton jetën vogëlushes

0 0

Nëna e një vajze të vogël me sepsis ka shpërndarë një video, të cilën ajo dëshiron që ta shohë çdo prind.

Jade Rodford pretendonte se vajza e saj pesëvjeçare, Ella Erangey, kishte zhvilluar frymëmarrje të ngadaltë dhe kishte lëkurë me njolla, në nëntor të vitit 2014.

Megjithatë, simptomat e saj i ndodhën kur ishte vetëm në shtëpi dhe u zhdukën në mënyrë të mistershme në momentin që vajza po dërgohej në spital. Mjekët e shpërfillën si sëmundje dhe thanë se ishte thjesht një e ftohur.

Mirëpo nëna e vajzës regjistroi një video prej 20 sekondash ku tregoi edhe lëkurën me njolla të vogëlushes dhe frymëmarrjen e saj ndërsa ajo flinte.

Më vonë gruaja ia tregoi mjekëve në spital.

30-vjeçarja pohon se vetëm atëherë mjekët e morën seriozisht gjendjen e vajzës së saj, e cila më vonë u diagnostikua me sepsis dhe kaloi 12 ditë në spital.

Duke folur për videon, zonja Rodford, e cila është edhe nënë e një djali nëntë vjeçar, tha: “Videoja i shpëtoi jetën vajzës sime, 100 për qind. Unë kisha një instinkt se diçka nuk po shkonte siç duhej. Pa atë video unë dukesha si një nënë që shkonte në spital me një fëmijë normal vetëm se ai kishte temperaturë. Por videoja tregoi situatën e plotë të asaj që po ndodhte dhe sa serioze ishte. Po të mos kisha bërë videon, do të më kishin dërguar në shtëpi dhe Ella nuk do të ishte këtu

Zonja ka treguar se e bija kishte disa ftohje njëra pas tjetrës për disa kohë, përpara se gjërat të shkonin më keq. Më thirrën për të parë vajzën pasi ajo kishte marrë një ngjyrë të pazakontë. E dërgova direkt në spital, por më thanë që është ftohur. Pas kthimit në shtëpi Ella kishte përsëri të njëjtat shenja kështu që unë e regjistrova në video. Më pas e dërgova në spital dhe stafi e kuptoi shpejt që gjendja ishte shumë serioze. Videoja tregonte frymëmarrjen e saj të ngadaltë dhe lëkurën me njolla të purpurta, të kuqe dhe të bardha.

Ella u diagnostikua me sepsis disa orë më vonë. Ajo qëndroi në spital për dy javë derisa e mori veten. Por dua që prindërit e tjerë të shohin këtë video dhe të mos i injorojnë shenjat e sëmundjeve të të vegjëlve të tyre.

Lexo edhe: Çfarë është sepsis dhe si ta kuptoj nëse fëmija im e ka?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X