Nëna sulmon kundërshtarin e djalit në basketboll

0 0

Çdo prind dëshiron të ndihmojë fëmijën e tij të jetë i suksesshëm, por ndonjëherë dëshira për ta ndihmuar mund të jetë disi e tepruar. Dhe një nënë e ka tepruar shumë kur ajo u kap duke u përpjekur të shtynte një lojtar nëntë vjeçar në ekipin kundërshtar të basketbollit të djalit të saj.

Incidenti, i cili ndodhi gjatë një ndeshjeje mes Akademisë së Basketbollit Cornerstone dhe Folsom Elite Basketball Academy në Pallatin Hardwood 10 dhe gjatë turneut në Rocklin, Kaliforni, u filmua nga një tjetër prind.

Në video, nëna, e cila është ulur, ngrihet në këmbë, duke penguar kundërshtarin e të birit, që po triblonte, i cili u rrëzua.

Në atë moment, dikush nga fëmijët i bërtiti trajnerit që një prind po ndërhynte në lojë.

Pas kësaj ngjarjeje, sipas menaxherit të Pallatit të Hardwood-it, nëna është ndaluar të ndjekë ndeshjet e ardhshme. Përveç kësaj, drejtorët e Folsom Elite Basketball Academy bënë një deklaratë duke shpjeguar se çështja është zgjidhur: “Ne kemi adresuar situatën tek prindi i përfshirë drejtpërsëdrejti. Është detyra jonë të menaxhojmë të gjitha çështjet disiplinore në një mënyrë që është efektive dhe produktive, dhe kështu do të mund të pakësojmë apo eliminojmë incidentet në të ardhmen”.

Lexo edhe: Kush e ka fajin qe femijet perdorin dhune?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X