Nëna rrëfen momentin e lindjes, emocionet minutë pas minute

0 0

Në faqen tonë janë të panumërta mesazhet që marrim nga nënat lidhur me mëmësinë, fëmijët, shtatzaninë, shëndetin e tyre dhe të fëmijëve etj.

Por, një nga mesazhet e ardhur dje ka tërhequr vëmenjden tonë për nga natyre nryhse nga gjithë të tjerët. Nuk bëhej fjalë për asnjë pyetje, shqetësim apo kërkesë për informacion nga ana e nënës që e dërgonte.

Ajo ka ndarë me ne historinë dhe momentin më të bukur të jetës së saj, atë të ardhjes në këtë botë të fëmijës dhe e ka rrëfyer aq bukur, hap pas hapi, emocion pas emocioni gjithë ndjenjën e asaj dite.

Rrëfimi i nënës:

Ajo rrokullisej në barkun tim sikur e kish me ngut të dilte. Ndërsa dhimbjet më përshkonin gjithë qelizat e trupit, djersët e ftohta me lagnin qepallat e rraskapitura , ankthi më mbërthente si morse ,teksa shtrija trupin tim të lodhur në krevatin e lindjes. Infermieret më endeshin në kokë si miza…zërat britmat …

-Merr frymë….-jepi shty….dhe pak….më kumbonin në tru. Zhurma sa vinte e ndryshonte çorbë ….dhimbje….ankth…dhe ajo që e kishte me ngut , e me anë të shkelmave manifestonte dëshirën me dalë …. Mundohem ta mbledh veten dhe sytë hedh nga ora 22.57 dhe ti që ecën avash si akrepi i ores. Mundohesh të më qetësosh duke vujtur njësoj me mua.

Infermierja ma mbërthen kokën…salla hesht…..asnjë zhurmë …asnjë zë…britmë, bisturi që rrokullisen në pjatat metalike, hapat që si çekan më trondisin kokën…asgjë. Ndiej ftohtë, kam ethe e kjo qetësi më gërryen. Zëri s’më del e dhimbjet sa vijnë e më të shpeshta, më të forta, më të dhunshme, dhe ja ajo gjuan prapë për të disatën herë. Hahahaha qesh mes absurdit dhe kjo me mungonte. Tani më fort. E ndiej këmbëzën e saj që kërkon të shtyhet, e kjo shtytje e përcjellë me shkelm me lumturi, më përkëdhel…, më lehtëson dhimbjen…., më deh… Trupi më tradhton, ngurtësohet.

-Tani qetë…relaksohu…. Merr frymë dhe vetëm shty…. Një fytyrë e rregullt rozë mbi kokën time më shihte me një buzeqeshje vjedhurazi, dhe unë ashtu veproj…. shtyj, shtyj me sa fuqi që kam. Salla fillon të gumëzhijë… të thirrurat e doktorit si në opera, tingëllimat e bisturive në pjatat e argjendit, hapat klasike të infermiereve. Më shtrengonin fuqishëm e më rroknin duart në formë falënderimi. Nuk ulërija, histerizmi s’ka qenë në stilin tim, nuk shkelmoja, as harbuteria s’më ka njohur…. Por dhimbjet vazhdonin ….më të dhunshme….më djegëse…përvëluese… Dhe unë shtyja…ngrija supet dhe shtyja. Dhimbjet po ashtu shtynin bulëzat e djersës. Infermierja brohoriste: bravo…dhe pak..ja doli..bravo..bravo…

Ndjeva shkëputjen e akrepit të orës 23:15 tullumbaci me ngjyra-ngjyra u shfry. Ndjeva sikur një pjesë e zemrës mu shemb e nga ajo dolën livadhe. Ethet ma kafshonin trupin. Dhimbjet më pak ritmike, e ndërsa qepallat më kaplonin sytë, bërrylët mu shembën në shtrat. Qetësi absolute. Fragmente. Fytyra që vinin e iknin. Infermiere qe më flisnin pa zë.

Dhe mes gjurulldisë ti ishe aty gëzoje me lotët që të endeshin sa në sy sa në mjekërr. Mbylla sytë. Ndjeva gjumë, doja gjumë, kisha lodhje dhe siklete….Po veshët më kapën tingullin më të bukur në botë – UE UE UE UE ….ajo po qante si melodi shëruese….Hapa sytë.. Ajo ishte para meje….e vogël..sa një kukull.

Veshët e sytë ishin pozicionuar në të. E shihja e nuk ngopesha . -Gërsherë….- një zë kërcenues erdhi nga para: Mos …..e doja për vete jo për botën M.Zhaklinen time që tashmë qante me dënesë, duke pasur lirinë e saj.

-Tani ke nevojë të flesh, më thanë…Babi i ri u afrua dhe lehtas më puthi ballin e kripur, më kapi duart dhe buzët mi njomi….

Ora shënonte 23:47…. Mabel Zhaklina erdhi në këtë botë që unë të ndieja lumturinë çmendurake të të qenit nënë.

Olta Ndru Lieverd






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X