Nëna, mjaft kërkuat falje!

0 0

 

Nënat e gjejnë shpesh veten duke kërkuar falje dhe duke u justifikuar tek të tjerët. Ndonjëherë sepse anulojnë planet me miqtë për shkak se fëmija nuk ndihet mirë, ndonjëherë harrojnë t’i kthejnë dikujt një mesazh sepse fëmija ka filluar të qajë. Për një arsye apo tjetrën, nënat shpesh kërkojnë falje sepse ndiejnë një ndjenjë të rëndë faji që i bën të mendojnë se nuk janë kurrë aq të mira sa duhet.

Epo, tashmë jo më. Blogerja Anneliese Lawton ndau një postim ku tregonte ndjesitë e saj shumë reale, me të cilat u pajtuan shumë nëna.

“A mund të jem e sinqertë për pak? Me të vërtetë nuk dua të kërkoj më falje. Nuk keni pse ndiheni në faj që hiqni dorë nga disa gjëra sepse ju thërret detyra juaj si nënë. Nuk është se ju nuk dëshironi të jeni me miqtë tuaj, por fëmijët tuaj kanë nevojë për ju pak më shumë.

Ka një ndryshim mes të kërkuarit falje për mirësjellje dhe kur lëndojmë ndjenjat e dikujt. Por, ne po ndërtojmë një familje, nuk po bëjmë asgjë të gabuar.

Ndonjëherë ndodh të mos kemi asnjë zgjidhje kur fëmija na kërkon dhe ka nevojë për ne. Pavarësisht se ne jemi përpjekur të përmbushim çdo detyrë për të lënë pak kohë për veten, për miqtë, për argëtim.

Vërtet duhet t’ua tregojmë dashurinë miqve, por duhet të mësojmë të themi jo pa u ndjerë në faj. Në vend të kësaj mund t’i thoni miqve faleminderit që kanë menduar për ju”.

Lexo edhe: Mesazh per te gjitha nenat qe ndihen ne faj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X