Nëna merr doktoraturën, surpriza e tre fëmijëve

Ne diten e marrjes se doktoratures, nje nene eshte befasuar nga femijet e saj, te cilet e kane pritur me je koreografi speciale, duke e bere edhe me te bukur kete dite te rendesishme.




0 0

Siç raporton Good Morning America, historia e një nëne që fitoi doktoraturën në arsimin e lartë nga Universiteti Maryville afër Shën Louis, Misuri po bëhet  virale këtë javë për arsyen më të ëmbël. Pas 30 minutash stresuese për të mbrojtur tezën, Candace Hall pa tre fëmijët e saj në pritje që brohorisnin për të.

Dhe ata jo vetëm që u gëzuan, ata vallëzuan një valle të përsosur koreografike nën ritmet e këngës “We Did It” që do të thotë ja dolëm.

“Unë u “trondita”. Isha E lumtur. Isha krenare”, u shpreh ajo.

Nëna e tre fëmijëve punon me kohë të plotë si një koordinatore e programeve akademike në Universitetin Uashington në St. Louis dhe ndoqi studimet natën. Mikja e saj më e mirë (kumbara e fëmijëve të saj) u mësoi atyre vallëzimin dhe i ndihmoi të bënin figura për të uruar nënën e tyre në ditën e saj të rëndësishme.

Hall tregoi që shpesh i thonë se është e çmendur për përpjekjen për të rritur tre fëmijë, që punon me kohë të plotë dhe ndoqi doktoraturën dhe kjo është arsyeja pse kjo ditë do të thoshte aq shumë për të. Ajo është mirënjohëse për mbështetjen e mikeshës, burrit dhe fëmijëve të saj.

“Shpresoj që fëmijët të mund të bëjnë gjithçka që ata të mendojnë”, tha ajo.

Lexo edhe: Pas 160 ditësh qëndrim në spital, “diplomohet” vogëlushi






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X