Nëna luani sa më shumë me fëmijët, kjo i bën njerëz të lumtur kur të rriten

Sa me shume te luani me femijet, aq me shume oksitocine do te prodhoje trupi i tyre, e per rrjedhoje do te jene me te lumtur kur te rriten.




0 0

Një studim i kryer së fundmi nga Universiteti i Virxhinias ka zbuluar se kujdesi i treguar për fëmijët në muajt e parë të jetës dhe kalimi i kohës duke luajtur me ta ka ndikim të jashtëzakonshëm në prodhimin e oksitocinës, e për rrjedhojë në sjelljen e fëmijëve. Në gjuhën e përditshme, oksitocina njihet ndryshe si hormoni i dashurisë.

Hulumtuesit gjetën se në qoftë se nëna në mënyrë të vazhdueshme fliste me fëmijën, i qëndronte pranë dhe luanin bashkë, pas një viti niveli i oksitocinës së fëmijës do të rritej.

Oksitocina luan një rol të rëndësishëm në ndërveprimin social dhe krijimin e lidhjeve, duke ndihmuar njerëzit të lidhen me njëri-tjetrin, të bëhen më të afërt, të forcojnë besimin dhe marrëdhëniet mes tyre.

Ky hormon lëshohet kur përqafojmë ose puthim një person të dashur.

Në studim, hulumtuesit monitoruan 101 çifte nënash me fëmijë 5-muajsh, gjatë një pesë minutëshi kur luanin duke instaluar kamera për të fiksuar e më pas studiuar mikikat e fytyrës së bebeve dhe njëkohësisht nënave.

Nënave iu tha të luanin me fëmijët, siç bënin në shtëpi, duke u dhënë disa lodra me vete.

I njëjti studim u përsërit edhe kur fëmijët ishin 18 muajsh.

Qëllimi i studiuesve ishte të kuptonin nëse ndërveprimi nënë-fëmijë kishte ndikim në nivelin e oksitocinës një vit më pas.

Përfundimet konkluduan se vërtet faktorët gjenetikë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në atë se çfarë bëhen njerëzit në të ardhmen, por edhe lidhjet dhe ndërveprimet emocionale kanë shumë ndikim.

Është shumë e rëndësishme të kalojmë kohë duke luajtur me fëmijët, qoftë një orë në ditë.

Lexo edhe: Pse fëmijët e pabindur dhe të padisiplinuar janë më të lumtur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X