Nëna lind në sallën e koncertit të këngëtares së famshme

Nje grua shtatzane ka sjelle ne jete femijen e saj ne menyre te papritur gjate nje koncerti te kengetares se famshme Pink. Per kete arsye, ajo e ka quajtur te bijen Dolly Pink.




0 0

Denise Jones vodhi vëmendjen gjatë një koncerti të këngëtares Pink në Liverpool. Nëna e fëmijës nuk priste që foshnja e saj të vinte në jetë deri në tre javët e ardhshme, por, pak nga pak, foshnja e saj nuk mund të priste. Me ndihmën e mjekëve të koncertit, Jones lindi vajzën e saj gjatë shfaqjes.

Mbesa e Jones, Chloe Dryhurst bëri një postim në Twitter për të ndarë njoftimin.

“Baby Dolly Pink, e lindur në Anfield ndërsa shikonte koncertin e Pinkut! Mamaja dhe foshnja janë shumë mirë, falë ndihmësve të mahnitshëm që i shpetuan”, shkruan Dryhurst.

Javën e koncertit, Dryhurst tregon se tezja e saj kishte ndjerë disa “dhimbje nga presioni”, por nuk mendoi asgjë rreth lindjes. Kur nata e koncertit u erdhi, ajo ndjehej “mirë” dhe asgjë nuk ishte e pazakonshme. Deri në këngën e hapjes. “Sapo ajo ishte atje dhe muzika filloi, atëherë ajo e dinte dhe ishte tepër vonë.”

Jones ka lindur në javën e 36, ndërkohë që Pink hyri me këngën “Le të fillojë festa”. Sipas Dryhurst, “gjithçka ndodhi në rreth 15 minuta”. Ndonëse Jones po planifikonte ta quante vajzën e saj Dolly Louise, në këto rrethana, ajo kuptoi se Dolly Pink ishte emri më i përshtatshëm.

Lexo edhe: I fillojnë dhimbjet e lindjes, nëna shkon në ceremoninë e diplomimit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Zënkat mes fëmijëve, ta mësojmë...

Zënkat mes fëmijëve janë normale e të pranueshme, edhe nëse mund të kalojnë në ndonjë shuplakë apo tërheqje flokësh. Megjithatë, situata fillon të bëhet shqetësuese, kur një fëmijë duke shfaqur...

Britani, fëmijët lejohen të luajnë...

Fëmijët e moshës fillore në Britani po humbin lirinë për të luajtur në mënyrë të pavarur dhe zakonisht nuk lejohen të luajnë jashtë pa mbikqyrje deri në dy vjet më...

Çfarë është hipersksualizmi i fëmijëve...

Kur vjen fjala tek seksualiteti dhe edukimi seksual i fëmijëve, shumë prindër apo kujdestarë stepen t'u japin infromacionin e duhur atyre. Por, nga ana tjetër në mënyrë të pavetëdisjhme apo...

Coronavirusi në sytë e fëmijëve,...

CORONAVIRUSI NË SYTË E FËMIJËVE  -Përrallëza jonë- (E përshtatshme për moshën 2-6 vjeç, të cilët bëjnë pothuajse gjithë ditën pyetje, për t’u njohur me këtë “personazh” të ri në jetën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X