Nëna lërini fëmijët të bëjnë rrëmujë në shtëpi, ja se ç’thonë psikologët

0 0

Kohërat moderne definohen nga kultura e imazhit: filozofia e shfaqjes detyron secilin prej nesh t’ju përmbahet ideve të përsosmërisë, nga e cila nuk arrijmë të shkëputim veten. Ne duhet të jemi të bukur, të rregullt, të saktë, të dashur, të kemi synime, të vishemi mirë dhe të kemi një shtëpi që është gjithmonë e pastër. E gjithë kjo përsosmëri e dukshme e zhvlerëson ekzistencën dhe lumturinë e të gjithëve duke na detyruar të jetojme një epokë formale që vështirë se mund të korrespondojë me një jetë të lumtur.

Të kesh një shtëpi ku gjërat kanë gjithmonë vendin e vet, do të thotë të kesh një shtëpi të trishtuar. Kështu thotë psikologu dhe filozofi italian Mario Cortella.

Duke pasur një shtëpi gjithmonë në rregull ne thjesht stimulojmë një përsosje të detyruar dhe joreale. Të rriturit një shtëpi të tillë të frymëzuar nga jashtë për t’u dukur formalisht të përsosur:

  • Shërben vetëm për të bërë video apo foto për në rrjetet sociale;
  • Na shërben sepse në mesin e përsosmërisë material kërkohet paqja e brendshme;
  • Na shërben vetëm për të gënjyer veten se ndihemi më pak të brishtë dhe më pak të pambrojtur.

Cortella thotë se jeta e vërtetë është e përbërë nga kaosi: të kesh një shtëpi gjithmonë të rregullt është një gënjeshtër, një gënjeshtër që na bën t’i fshehim emocionet tona.

Një shtëpi e vërtetë përbëhet nga shumë gjëra “jashtë rregullit”, si xhaketa në pjesën e prapme të karriges dhe këto gjëra nuk janë mëkate, por dështime fiziologjike të papërsosura (për shkak se përsosmëria nuk ekziston). Në këtë kuptim çrregullimi është një demonstrim i së vërtetës.

Të kemi një shtëpi që gjithmonë është në rregull na mbyll në vetvete dhe na detyron të respektojmë një rend formal pa të cilin zbulojmë dobësitë tona dhe ndjehemi të brishtë.

Ana tjetër e medaljes është se mungesa e rregullit në shtëpi (dhe këtu nuk po flasim për mungesën e pastërtisë apo higjienës, është gjithmonë e qortueshme dhe e palejuar), por kur shtëpia është pak rrëmujë tregon në të diçka fiziologjike dhe njerëzore dhe kjo është diçka e mirë, pasi tregon se papërsosmëria nuk është një dobësi në vetvete.

Duke ndjekur arsyetimin e Cortellës, në mënyrën se si duhet të edukojmë fëmijët për mjedisin e shtëpisë, duhet t’i lejojmë ata të lirë dhe të qetë të luajnë edhe pse shtëpia mund të duket rrëmujë, pasi ne duhet të jemi të parët që do të japim pranimin e dobësive tona dhe të mos kërkojmë përsosmërinë me çdo kusht, në çdo vend por kryesisht në shtëpi.

Efektivisht me pranimin e papërsosmërive ekziston edhe një kërkim i vazhdueshëm për lumturinë, një temë kjo që ka qenë gjithmonë dilemë.

Edukimi i fëmijëve rreth rregullit është i rëndësishëm, por në atë që thotë Cortella qëndron një e vërtetë e madhe: Fëmijët duhen edukuar që të mos ndjehen të detyruar të jenë shumë të rregullt deri në përsosmëri.

Lexo edhe: Pershtypjet e gabuara per nje nene shtepiake

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X