Nëna la zemrën në duart e mjekëve që nuk ishin prezentë

0 0

Në maternitetin Geraldinë, në kryqytet ekziston një pavion me emrin “Djepi i ëngjëjve”. Është shumë i bukur emri i tij, por shumë të trishtuara historitë që gjenden aty brenda. Aty qëndrojnë fëmijët e brakitisur, të cilët shumë rrallë tek-tuk i viziton ndonjë familjar.

Janë fëmijë që qajnë pa pushim, sepse që në ditët e para të jetës u mungon kontakti fizik me nënën, kaq i rëndësisëm për shëndetin dhe zhvillimin e të porsalindurve.

Mamitë përpiqen maksimalisht t’i mbajnë në krahë këta fëmijë, t’i qetësojnë por asgjë nuk bën efekt si takimi me nënën, në rastet e rralla kur nënat vijnë t’i vizitojnë e t’i ushqejnë me gji.

Në ndihmë të këtyre fëmijëve mund të vijnë edhe qytetarët e zakonshëm, thjesht për t’i mbajtur në krahë sepse kjo është nevoja e tyre më e madhe. Sapo mësova rreth kësaj mundësie, u drejtova menjëherë në atë pavion me dhimbje të madhe por me dëshirë për të bërë sadopak për ndonjë nga fëmijët, fati i të cilëve ishte “paracaktuar” që në ditët e para kur patën mirëseardhjen në këtë botë.

Por, kisha zgjedhur një ditë jo fort të përshtatshme për të shkuar tek fëmijët e braktisur. Në korridor dëgjoja të qarat e një gruaje që sapo ishte bërë nënë. Pranë saj qëndronin dy gra që nga mosha dukeshin si nëna dhe ndoshta tezja e saj. Njëra prej tyre mbante në krahë fëmijën, ndërsa nëna e re e bërë pis nga rrobat vetëm qante pa pushim.

Nga fjalët në korridor mendova se fëmija kishte vjellë në prehrin e nënës dhe prandaj ajo ishte e shqetësuar. Kam lexuar shumë për refluksin dhe e mendova këtë si diçka normale, madje mendova se nëna mund të ishte prekur nga depresioni postpartum pandaj dhe ishte alarmuar kaq shumë nga e vjella e fëmijës. Në fakt këtë gjë dëgjoja edhe nga mamitë në pavion. E theksoj, nga mamitë jo nga një neonatolog.

Të gjithë i thoshin se të gjithë fëmijët vjellin, por nëna e re së bashku me gratë që e shoqëronin ishin shumë të informuara rreth refluksit. Ato theksonin se fëmija nuk nxirrte vetëm pak, por menjëherë sapo ushqehej, nxirrte të gjithë ushqimin. Kjo gjë kishte vazhduar për ditë me radhë. Prej tre javësh, që kur djali kishte lindur.

Askush nuk i kthente asnjë përgjigje nënës së gjorë që qante për fëmijën e saj të parë nga frika se do e humbiste.

Kishin bërë shumë analiza dhe ekzaminime dhe askush nuk i kthente asnjë përgjigje edhe pse afatat për daljen e rezultateve kishin kaluar.

Orët e tyre kalonin duke u ngjitur nga njëri kat në tjetrin, pa mundur të takonin asnjë mjek.

Ato kishin nevojë për një përgjigje. Fati i një të porsalinduri ishte në dorën e asaj përgjigjeje, nëse duheshin marrë masa të metejshme apo jo. Ndërsa ajo nënë kishte vënë zemrën në dorën e mjekëve që as nuk gjendeshin në spital kur ajo dhe ndoshta shumë fëmijë të tjerë kishin nevojë.

Pas shumë sorrollatjesh pa përgjigje nga njëra zyrë në tjetrën, gjyshja e të porsalindurit ngriti zërin. Paralajmëroi se në mungesë të një përgjigjeje, do të njoftonte Ministrinë e Shëndetësisë.

“Ju lutem nëse nuk mund të bëni asgjë më shumë për këtë fëmijë na thoni. Ta çojmë diku tjetër që të mos na ngelet peng”, – këto ishin lutjet e tyre, të cilat përfunduan në vesh të shurdhët.

Asnjë mjek nuk ishte i pranishëm që minimalisht të dëgjonte lutjet e tyre.

Pas kërcënimit të tyre se do të njoftonin ministrinë, i gjithë spitali u vu në lëvizje. Të gjithë filluan të bënin punën e tyre sikur të ishin nën mbikëqyrje. Të gjendura nën presion, mamitë na përzunë edhe ne që kishim shkuar për të mbajtur fëmijët e braktisur. Unë u largova, por mendja më mbeti tek nëna e re dhe fati i fëmijës së saj.

Megjithatë, u riktheva sërish për të mësuar mbi fatet e “Djepit të ëngjëjve”, të cilat do t’i ndajmë me ju në vijim.

Lexo edhe: Pse kam frike pas vdekjes se nenes pas lindjes ne Elbasan?

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X