Nëna, ja sekreti që t’i bëni fëmijët të hanë!

0 0

Shpesh shumë nëna e gjejnë veten duke u përpjekur që t’i bindin fëmijët e tyre të hanë. Kjo histori është zakonisht me frutat dhe perimet.

I keni provuar të gjitha metodat duke u përpjekur të ushqeni fëmijën dhe nuk keni pasur sukses? Ja cila është zgjidhja për ju:

Sekreti për t’i bërë fëmijët të hanë

Për t’i bërë fëmijët të hanë dhe për rrjedhojë të kenë një dietë të saktë, të shëndetshme dhe të ekuilibruar, do të ishte e mjaftueshme të përdoreshin fjalët dhe argumentet e duhura. Fjalët rregullojnë gjithçka, thotë një hulumtim i kryer nga ekspertë në Universitetin Shtetëror të Uashingtonit. Ekipi ka demonstruar tezën e tij duke thënë se që fëmijët të hanë ushqime të shëndetshme kur janë 3 deri në 5 vjeç duhet ta shoqëroni ushqyerjen me fjalët e duhura.

Argumentet për ushqyerjen e fëmijëve

Sipas hulumtimit të publikuar në Daily Mail, është e nevojshme të identifikohen fjalët e duhura që do t’i thuhen fëmijës gjatë ngrënies, dhe mbi të gjitha t’i bindni ata të hanë ushqime të shëndetshme dhe ushqyese, siç janë frutat dhe perimet, aq “të urryera” nga fëmijët.

Sipas ekipit, fëmijët hanë më shumë dhe më mirë duke e ditur se ushqimi i ndihmon ata të rriten dhe të jenë më të fortë dhe më “të mëdhenj”.

Çfarë duhet t’u thoni fëmijëve?

Sekreti është në “bindjen” e fëmijëve tuaj, dhe bindja mund të bëhet me fjalë se vetëm duke ngrënë ushqimet që ata i urrejnë kaq shumë, mund të rriten, të bëhen fëmijë të mëdhenj dhe të fortë.

Hulumtuesit e bënë këtë me fëmijët 3-5 vjeç që morën në testim, argumentuan kur u dhanë ushqimin dhe panë se sa lehtësisht fëmijët konsumuan thjerrëzat, domatet, specat dhe kuinoan.

Lexo edhe: Cfare te bejme kur femijet kane probleme me tretjen e ushqimit?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X