Nëna e re vdes nga ataku kardiak në gjumë, familjarët: Do të ishte akoma gjallë po të bënte një vizitë

Një nënë e re 29-vjeçare ka ndërruar jetë nga një atak kardiak në gjumë, ndërsa familja e saj ka dalë publikisht dhe ka dhënë një mesazh të qartë për atë që i mori jetën së resë.




0 0

Sipas tyre ajo mund të kishte shpëtuar nëse do të kishte bërë një ekzaminim të thjeshtë në zemër.

Fiona Tucker, shkoi në shtrat në 29 gusht 2018 ndërsa partneri i saj, Abraham Borges, shikonte televizion në shtëpinë e familjes së tyre.

Por 29-vjeçarja  nuk u zgjua kurrë ndërsa trupi i saj i pajetë u gjet nga bashkëshorti kur ai shkoi për të fjetur atë mbrëmje. Ai thirri mjekët por ata s’mundën të bënin asgjë për nënën e re, që punonte si mësuese.

Vdekja e saj u trajtua si sindromë e papritur e vdekjes aritmike (SADS) – kur një person vdes nga një atak kardiak, pa asnjë arsye konkrete.

Një test i shpejtë mund të tregonte probleme themelore të zemrës, përfshirë aritmitë, dhe mund te pengonte rezultatin tragjik, sipas nënës së të resë.

Ngjarja ka ndodhur në Kent, Angli, dhe nëna e gruas që humbi jetën i ka kërkuar qeverisë të ofrojë vizita kardiake falas për të rinjtë, pasi problemet me zemrën tek ata po rriten gjithnjë e më shumë.

Nëna e Fionës u shpreh: Humbja e vajzës sime ishte si një bombë që shpërtheu në familjen tonë. Shoku ishte shumë i madh nga kjo që përjetuam dhe thjesht po tentojmë ta kapërcejmë tani. Nuk do të doja kurrë që një prind tjetër ta kalonte njëlloj si unë dhimbjen e humbjes së fëmijës dhe nëse ka ndonjë gjë që mund të ndihmoj për ta parandaluar këtë atëherë do ta bëj. Nëse Fiona do të kishte shkuar në spital ajo nuk do të vdiste. Ajo ishte një grua e bukur dhe e shëndetshme. Nuk ishte sëmurur kurrë më parë dhe as në punë nuk kishte munguar kurrë, ndërsa alkool pinte shumë rrallë. Unë isha me të tre javët e fundit dhe ajo ishte mirë – nuk kishte asgjë të keqe me të gjatë gjithë kohës. Efekti i humbjes së dikujt në një moshë kaq të re është shkatërrues për tërë familjen e tyre, kështu që unë mendoj se vizita tek mjeku është kaq e rëndësishme. Ty mund të mos të shkojë kurrë në mendje se diçka e tillë ndodh me të rinjtë, por ja që mund të ndodhë fatkeqësisht”.

Lexo edhe: Gjithnjë e më shumë gra po përjetojnë sulme në zemër. Ja arsyeja pse dhe si ta shmangni?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X