Nëna e re shkruan rrëfimin emocional: Himni i prindërve beqarë

0 0

Një analizë e Qendrës Kërkimore “Pew 2018”  në SHBA zbuloi se pjesa e fëmijëve amerikanë që jetojnë me një prind të pamartuar që nga viti 1968 është rritur nga 13% në 32% në 2017. Dhe në përgjithësi, rreth një në pesë fëmijë, ose 21%, jetojnë me një nënë beqare dhe 4% jetojnë me një baba beqar.

Pavarësisht se sa prindër të vetëm mund të jenë këto ditë, nënat dhe baballarët që rritin fëmijët e tyre pa një partner ende përballen me një sërë sfidash financiare, emocionale dhe sociale. Një nënë e katër fëmijëve nga Austin, Texas me emrin Maria-Theresa Sigua, përmblodhi së fundmi të gjitha këto sfida në një shkrim që ajo e quajti “Himni i prindërve beqarë”.

Ndër të tjera ajo shkruante:

Unë jam ajo që u shpjegoi atyre përse ti u largove, ajo që u mor me zemërimin, zhgënjimin dhe lotët e tyre. Të kam mbrojtur sepse ishte më mirë se sa t’ju thoja që ata të hiqnin dorë prej teje. Edhe sepse më lëndonte më pak kjo sesa të të urreja. Unë kam paguar për fluturimet e tyra kur vinin të të takonin dhe kam paguar edhe disa nga udhëtimet e tua. Të kujtova që t’i telefonoje kur kishin ditëlindjet, t’u shkruaje në ditët e tyre më të keqija dhe më pas bëja sikur nuk e dija. Por unë jam ajo që ka qenë atje me fëmijët, që nga dita e parë e në vijim.

Kam qenë nënë me kohë të plotë, baba me kohë të pjesshme, këshilltarja e tyre financiare, tifozja numër 1 e secilit prej tyre, avokatja, terapistja dhe mësuesja e tyre e jetës. Planifikova të gjitha festat e ditëlindjeve dhe kontrolloja gjithmonë kërkesat e tyre për Krishtlindje. Isha me ta për t’i lavdëruar kur merrnin dhjeta dhe për t’i ngushëlluar kur nuk morën notat që mendonin se meritonin. Pastaj i ndihmova që të shkonin në universitet. Kam firmosur për blerjen e makinave të tyre dhe kam shqyrtuar qiratë. I kam mësuar si të menaxhojnë buxhetin dhe madje edhe si të gatuajnë darkën.

Kam pasur biseda të forta me ta, si ato për seksin, punët e zemrës, për të rriturit dhe se si të kujdeseshin për shëndetin e tyre mendor. I kam ngritur ata në këmbë, prej vërteti dhe në mënyrë figurative, kur e kanë ndier veten të humbur. Ju kam mësuar dashurinë dhe besnikërinë dhe gjithashtu se si t’i dallonin broçkullat.

Dhe ndërsa ti ankohesh për mbështetjen e fëmijëve, unë krijoj 100 mënyra të ndryshme për të paguar 90% të shpenzimeve të tyre që ti mendon se as nuk duhet t’i mbulosh. Unë jam prind, dhe kam sakrifikuar për t’ju dhënë atyre jetën, që asgjë të mos u mungonte, pavarësisht nga mungesa jote.

Pra, kur ti më pyet me ngërdheshje dhe bezdi të pamerituar, “Çfarë dreqin do,” përgjigja ime e thjeshtë është kjo: Bëhu baba i mirë, njeri më i mirë, respekto nënën e fëmijëve dhe trego mirënjohje pasi fëmijët tanë mund të mbajnë mbiemrin tënd por ata mbajnë gjithë zemrën time.”

Shkrimin e saj të plotë nëna e re e publikoi në një blog që ajo vetë ka krijuar ndërsa komentet ishin të shumta dhe binte në sy solidariteti që njerëzit kishin me të duke e quajtur si “Himnin e prindërve beqarë”.

Lexo edhe: Kurrë nuk e mendoja se do isha nënë beqare, por u bëra e tillë ende pa lindur fëmijën tim.

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X