Nëna e re sheh një shenjë të zezë në qellëzën e fëmijës, habitet kur merr përgjigjen e mjekut

0 0

Prindërit mbajnë shënim çdo hollësi të vogël për fëmijët e tyre. Pra, kur fëmija bën ndonjë shenjë të çuditshme, kur i shfaqet ndonjë shenjë etj, prindi alarmohet.

Kështu ndodhi edhe me Darian Depreta, e cila po luante me vajzën e saj Bella kur vuri re se qellëza e gojës së vajzës së saj ishte e zezë. Pasi u përpoq dhe nuk arriti ta fshinte, ajo shkoi me urgjencë në spital. Atje ajo u takua me një infermiere e cila gjithashtu u përpoq t’ia fshinte shenjën e zezë bebit por nuk mundi.
Ajo pranoi se kurrë më parë nuk kishte parë diçka të tillë.

Pas këshillimit me mjekët, ata thanë se kjo mund të jetë një shenjë e lindjes dhe kërkuan që vajzën e vogël ta shihnin specialistët.

Depreta, megjithatë, këmbënguli se nuk ishte një shenjë e lindjes dhe diçka që mund të ishte formuar vetëm në ditët e fundit, sepse ajo shpesh e pastronte gojën e vajzës së saj.

Pasi infermierja vendosi t’ia ngacmonte shenjën e zezë, ata kuptuan se shenja e zezë në fakt ishte një copë kartoni, të cilën Bella ishte përpjekur që ta përtypte, dhe ajo i ishte ngjitur në qellzë e nuk ikte që aty.

Pas kësaj nëna e re e postoi foton në rrjetet sociale dhe postimi është bërë viral duke u shpërndarë më shumë se 20.000 herë.

Ndërsa shumica mendojnë se historia kishte një kthesë qesharake të ngjarjeve, jo të gjithë pajtohen. Një pjesë e vogël e njerëzve kanë thënë se nëna ka bërë mirë që shkoi në spital për ta vizituar vajzën pasi kartoni mund ta kishte mbytur.

Por siç thotë edhe nëna e vajzës, e rëndësishmë është që Bella është mirë dhe familja e kuptoi më në fund çfarë ishte shenja e zezë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

E mbijetuara nga kanceri i...

"Mua më duan, jam e fortë, jam e lumtur dhe jam pa kancer". Këto janë fjalët që Donna i përsëriti vetes vazhdimisht ndërsa luftoi për jetën e saj pas një...

Historia e mahnitshme e lindjes...

Histori e mahnitshme. Historia jonë e lindjes! Trupi i njeriut është vërtet një gjë e mahnitshme. Në datën 8.5.2017 rreth orës 10 të mëngjesit fillova të kisha kontraktime. Unë isha...

E njëjta infermiere që u...

Inkubatori mund të jetë një vend me të vërtetë i vështirë për prindërit e rinj. Shpesh anëtarët e stafit përpiqen ta bëjnë atë sa më të dashur të jetë e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X