Në një nga pishinat e qytetit të saj nëna e re, Lexi Sinclair, është paragjykuar për shkak të “defekteve” të trupit të saj pas lindjes së fëmijës. Ndërsa ajo ka shkuar të pushojë në një pishinë me fëmijën e saj 4 muajsh një grua në moshë është afruar dhe ka bërë disa komente jo të këndëshme. Lexi ka postuar në faqen e saj të facebook një foto me mbishkrimin:
“Sot kemi shkuar bashkë me djalin tim 4 muajsh në pishinë dhe ndërsa po i vendosja kapuçin fëmijës një grua rreth të 50-tave është afruar dhe ka filluar të më bëjë një sërë pyetjesh të tipit: çfarë moshe ka fëmija, sa peshon, sa fle etj. Më pas ka guxuar të më thotë se nuk duhet të vishja rroba banje të veçuara pasi për meshkujt që ndodheshin në pishinë kjo nuk do të ishte një pamje e këndshme. Nuk i thashë asnjë fjalë më shumë se kaq: unë jam krenare për trupin që kam. Mora në shtatëzani 22 kg dhe deri tani kam humbur 16. Ndërsa thashë këto e putha djalin dhe u largova”!
Episode të tilla mund të përjetojnë shumë nëna pas lindjes. Sot duam t’ju japim një mesazh të gjitha atyre që ndoshta në një moment janë ndier në siklet për shkak të zmaliaturave që ndodhen në barkun e tyre. Nëna! Ai bark ka mbajtur për 9 muaj një qënie tjetër dhe e ka sjellë në jetë! Mos lejoni që trupi juaj të jetë objektivi kryesor i mashkullit që keni në krah! Zmaliaturat nuk mund të jenë gjëja më seksi që bashkëshorti juaj mund të shikojë, por ai duhet t’ju dojë përtej tyre! Është e vërtetë që jeni nëna, jeni dhe gra, por mund të ndiheni mire edhe me shenja të tilla në lëkurë! Mund të bëni të tjera gjëra që të ndiheni të bukura. Vishni diçka të bukur, krihni bukur flokët tuaj, bëni një tualet të këndshëm dhe jo të ekzagjeruar, dhe mbi të gjitha përpiquni të keni gjithmonë një shpirt të bukur dhe të pastër! Edhe ju njësoj si Lexi injoroni komentet e pavend që dikush mund të bëjë dhe jetoni jetën tuaj! Dhe nëse keni dëshirë t’i tregoni ato zmaliatura duke veshur një kostum banje të ndarë, bëjeni! Ato janë shenjat e mëmësisë, janë shenjat që ju ka lënë sjellja në jetë e vogëlushit tuaj!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu