Dieta, botokse, veshje dhe paruke. Ndonjëherë ndihemi sikur bota është shumë e cekët dhe njerëzit që nuk përshtaten me të, gjykohen ashpër.
Por shumicën e kohës kjo na verbon për të parë të vërtetën se bukuria është diçka e thellë, jo sipërfaqësore dhe kjo mama e 5 fëmijëve po e provon këtë duke shfaqur në mënyrë joformale trupin e saj pas lindjes.
Brenda Stearns është një nënë, një influencer (influencuese në Instagram) dhe tashmë një modele.
Nëna e 5 fëmijëe poston shpesh foto të barkut të saj për të treguar se trupi i gruas është gjithnjë i bukur dhe ko grua po merr gjithnjë e më shumë vëmendje.
Brenda Steams është me origjinë nga Meksika, por është emigrante në Shtetet e Bashkuara. Pas lindjes së foshnjës së pestë, gruaja u përball me depresionin.
Kjo pasi kishin kaluar 3 muaj, por trupi i saj nuk po kthehej në formën që kishte para lindjes së pestë. Ajo nuk ndihej rehat me lëkurën e saj dhe ishte e pakënaqur. Kjo ndodhi derisa ajo vendosi të ndalë këto emocione dhe të fillonte të fokusohej tek realiteti.
“Realiteti është që trupi im është i fortë dhe i bukur … dhe kështu është edhe i juaji,” shkruan ajo në një prej postimeve.
Ajo nuk u fye nga komentet por në vend të kësaj pati shumë njerëz që e mbështetën. Kështu ajo filloi një lëvizje për të rritur ndërgjegjësimin për bukurinë e amësisë. Gratë e kanë falenderuar atë për forcën dhe motivimin që u jep atyre dhe për punën që ajo po bën në normalizimin e trupit pas lindjes.
Por një nga mesazhet më kuptimplote që ajo përpiqet të transmetojë është të kujtojmë se fëmijët tanë na shohin dhe na duan pa kushte dhe asgjë tjetër nuk ka më shumë rëndësi se kaq.
Në një kohë kur standardet e bukurisë duket të jenë një rregull, gjithmonë është mirë të dëgjosh historinë e një gruaje kaq trime që i kundërshton ato.
Lexo edhe: Pas lindjes: Kurre nuk kam pasur me shume respekt per trupin tim
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu