Nëna dhunon barbarisht binjaket, i hiqet e drejta e prindërimit/ VIDEO

0 0

Dubai: Ministria Saudite e Punës dhe Zhvillimit Social shpëtoi dy vajza binjake nga nëna e tyre, pasi videot ku ajo i torturonte u bënë virale në mediat sociale.

Në video duken vajzat binjake rreth gjashtë muajshe, duke qarë shumë ndërsa nëna i rrah dhe i godet dhe gjithashtu i hedh nga një lartësi në dysheme derisa njërës prej tyre  i del gjak.

Gjithashtu, në një video tjetër, nëna përpiqet të mbysë njërën nga vajzat dhe duket se i thotë “sot do të të vras”.

Masivisht në Arabinë Saudite filluan të shpërndahen videot në TWitter duke etiketuar ministrinë Saudite të Punës dhe Zhvillimit Social dhe shumë zyrtarë të tjerë me një hashtag duke thënë “Nëna torturon vajzat e saj”.

Khalid Aba Khail, zëdhënësi i ministrisë përmendi se Qendra kundër Dhunës Familjare ishte njoftuar dhe autoritetet po kërkonin foshnjet. Khail gjithashtu inkurajoi të gjithë ata që kishin informacion foshnjat të telefononin.

Pas kontrollit nga sauditët në platformat e mediave sociale, ata shpejt gjetën personin që fillimisht i postoi videot.

Një qytetar jemenas, Mohanad Al Hashdi, i cili e njihte familjen e babait që jetonte në Jemen ishte pas postimit të këtyre videove.

Prindërit e vajzave tani janë të divorcuar dhe bashkëshorti nuk e mbështet nënën. Kështu që gruaja bëri këto video duke torturuar foshnjat e saj. Ajo i dërgoi ato te babai i ish-burrit të saj që jeton në Jemen në mënyrë që ai ta detyrojë djalin t’i dërgojë për fëmijët.

Pas disa orësh, zëdhënësi i ministrisë, Khalid Aba Khail, shkroi në TWitter se binjakët u gjendën, u shpëtuan dhe tani janë mirë.

Ministria i shtroi në spital binjakët dhe më vonë iu dhanë familjes së babait pas kontrolleve të nevojshme mjekësore.

“Ky është qartazi një rast i dhunës në familje, foshnjat nuk do të kthehen kurrë te nëna”, thanë zëdhënësit e ministrisë në një intervistë.

dhuna ndaj binjakeve

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X