Nena dhe femija, 10 gjerat qe ajo mban te fshehura

0 0

Nena dhe femija perjetojne per njeri-tjetrin nje dashuri teper te madhe, e cila njihet si dashuria me e madhe ne bote.  Të jesh një nënë të bën të jetosh emocione dhe ndjenja të mrekullueshme.

Nëna dhe fëmija, 10 sekrete që ajo mban në zemër

  • Unë jam një nënë dhe kam vuajtur fizikisht për të sjellë në jetë fëmijën tim. Duke filluar nga problemet e shtatzanisë, lindjes dhe më pas gjidhënies.
  • Një nënë qan shumë, nga momenti që zbulon që është shtatzanë (lot gëzimi), lotët e dyshimeve dhe vështirësive së të qënit nënë, lotët e të menduarit se nuk je duke bërë mjaftueshëm për fëmijën.
  • Mendimet e një nënë lidhen gjithmonë me mirëqënien e fëmijës. Duke filluar që në shtatazani ajo ndryshon të gjithë mënyrën e të jetuarit të saj.
  • Një nënë mendon shpesh se nuk është perfekte, se ka plot gabime dhe kjo e bën të vuajë.
  • Për një nënë të shikojë fëmijën e saj është diçka e domosdoshme, është një nevojë fizike. Shikimet e një nëne janë konsideruar si më intensivet dhe më të domethënëset në botë.
  • Për një nënë te qarat e fëmijës janë dhimbja më e madhe. Duke filluar nga të qarat e dhimbjeve të barkut dhe deri tek ato të zhgënjimeve të jetës.
  • Një nënë e ka të vështirë të lejojë fëmijën e saj te jetoje i pavarur. Nuk ka lidhje me aftësitë e tij së të përballuarit të jetës dhe vështirësive, por për të ndarja nga ai është tepër e vështirë.
  • Nëna është gjithmonë ajo që mund të heqë dorë në çdo moment nga ushqimi për t’ja dhënë fëmijës. Ajo do të thotë gjithmonë se nuk e do atë ushqim, se nuk ka uri dhe këtë do ta bëjë me kënaqësinë më të madhe edhe pse në të vërtetë mund të ketë shumë dëshirë ta hajë atë pjatë.
  • Për fëmijën nëna do të bënte gjithçka nga e para, do të ndryshonte të gjithë jetën e saj.
  • Për nënën fëmija është ai që nuk ka dëshirë ta ndajë me askënd. Shpesh dashuria e nënës është “egoiste”, është aq e fortë sa e bën nënën ta dojë fëmijën e saj vetëm për vete.

Të jesh një nënë është të jetosh çdo ditë duke kapërcyer pengesa dhe duke luftuar apo bëra gjëra që nuk do t’i mendoje sërish as me veten tënde.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X