Një nënë australiane ka tronditur mbarë opinionin duke postuar një foto të fëmijës së saj të vogël, dhe të pavaksinuar. Ajo ka tronditur kryesisht opinionin e njerëzve që kanë refuzuar të vaksinonin fëmijët, duke i bërë ata të mendohen edhe njëherë dhe ndoshta të mendojnë se kanë vepruar gabim.
Kayle Burke, ka postuar në rrjetin e saj social facebook një foto të djalit të saj tashmë të prekur nga varicella, e qëllimin e vetëm, atë të ndërgjegjësimit të prindërve në lidhje me rëndësinë e vaksinimit të fëmijës.
Elijah është 11 muajsh, bashkë me nënën dhe motrën e tij 3 vjeçare (e vaksinuar), janë prekur nga virusi i variçelës. Tek nëna dhe vajza, kjo sëmundje ka shfaqur simptoma të reduktuara, por nuk mund të themi të njëjtën gjë për djalin e vogël 11 muajsh. Përgjatë gjithë javës fëmija ka qarë në mënyrë të dëshpëruar duke kërkuar të kruajë me gjithë forcën e tij koret e krijuara në lëkurën e tij, që tashmë ndodheshin në gjithë trupin dhe kokën e tij. Në këtë moment prindërit kanë vendosur ta shtrojnë në spital, dhe menjëherë pasi kanë shkuar dhe kanë biseduar me drejtorin shëndetësor të strukturës, kanë marrë prej tij informacionin se në rastet më të rënda kjo sëmundje mund të shkaktojë infeksione në tru apo mushkëri.
“Vaksinoni fëmijët njerëz! Kjo foto jua bën shumë të qartë arsyen e thirrjes sime. Fëmija jonë i gjorë i cili ishte tepër i vogël për t’u vaksinuar ndaj kësaj sëmundje, u infektua. Nëse nuk vaksinoni fëmijët jeni totalisht idiotë! Mendoni për rrezikun në të cilin po e fusni fëmijën i cili është tepër i vogël për t’u mbrojtur, ose që nuk mund të vaksinohet”!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu