Nena, bebja dhe ushqyerja me gji

0 0

Të dhënit gji-pse?
Të dhënit gji është përsëri punë moderne. Shumë nëna sot janë të vetëdijshme që i japin fëmijës së tyre ushqimin më të mirë të mundshëm, kur gjatë gjashtë muajve të parë fëmijës i japin vetëm gji. Qumështi i nënës është i shëndetshëm, praktik dhe në çdo moment dhe në çdo vend në dispozicion në temperaturën dhe me përmbajtjen e duhur. Qumështi i nënës ndryshon dhe u përshtatet vetiu kërkesave të foshnjes gjatë një vakti dhe po ashtu gjatë rritjes së fëmijës. Qumështi përbëhet 88% prej uji, përveç kësaj përmban proteina, yndyrna, karbohidrate, minerale, vitamina dhe hekur. Ai e furnizon fëmijën me lëndët e imunitetit dhe lëndët rezistuese të nënës dhe në këtë mënyrë e mbron fëmijën nga sëmundjet. Qumështi për foshnjen e sapolindur, që quhet kulloshtër (kolostrum), përmban më shumë proteina dhe kështu më shumë lëndë rezistuese se sa qumështi i pjekur i grave dhe prandaj është veçanërisht i rëndësishëm për beben tuaj. Të dhënit gji është e dobishme edhe për nënën: hormonet e të dhënit gji mbështesin rizvogëlimin e mitrës, dhe nga kjo ulet rreziku i gjakderdhjes pas lindjes. Të dhënit gji në shumicën e rasteve vonon rifillimin e menstruacioneve. Përveç kësaj të dhënit gji ul rrezikun për t’u sëmurur nga kanceri i gjoksit. Dhe, të dhënit gji, është mirë, gjithashtu, për portofolin dhe ambientin.
Orët e para
Orët e para pas lindjes janë një periudhë e afrimit dhe e njohjes së ndërsjellë, që quhet edhe «bonding». Menjëherë pas lindjes fëmija ju vendoset mbi bark, ose ju e merrni në krah dhe e vendosni vet mbi trupin tuaj. Ju e vështroni dhe e përkëdhelni fëmijën tuaj të sapolindur dhe të veçantë. Jepni fëmijës kohë për të kërkuar dhe për të gjetur vetë kraharorin. Fëmija mund të rrijë mbi barkun tuaj edhe nëse duhet qepur perineumi. Në qoftë se fëmija nuk pi në mënyrë spontane pas një ore, atëherë mund ta ndihmoni atë duke e vendosur në gji. Mamia do t’ju ndihmojë.
Pas një prerjeje cezariane fëmija (nëse ndjehet mirë) mund të vendoset mbi barkun tuaj menjëherë kur jeni në gjendje për këtë. Deri atëherë është e strehuar mirë edhe në krahët e partnerit tuaj, dhe edhe kështu mund të kontaktoni me beben.
Ditët e para
Gjatë natës së parë dhe në ditët në vijim ju dhe fëmija njiheni edhe më mirë dhe mësoni së bashku si jepet dhe si thithet gjiri. Këtë e arrini më së miri, në qoftë se kaloni sa më shumë kohë bashkë, ditën dhe natën.
E rëndësishme në ditët e para
Në qoftë se fëmijën e keni gjithmonë pranë vetes, i mësoni sinjalet e saj më shpejt.
• Fëmijës i duhet dhënë gji aq shpesh, sa kërkon ajo.
• Gjatë vendosjes vlen: prekja, pritja, tërheqja pranë.
• Gjatë të dhënit gji fëmijën mbajeni afër trupit dhe kini kujdes që fëmija të ketë kapur mirë kraharorin.
• Ndryshoni anët gjatë të dhënit gji, por të paktën, vetëm pas 15 deri 20 minutash të thithjes dhe gëlltitjes në njërin gji.
• Mësohuni me pozicione të ndryshme të të dhënit gji.
• Jepini fëmijës vetëm gji dhe shmangni biberonat, shishet thithëse dhe kapakët mbrojtës për thithat, kështu mënjanoni mundësinë që fëmija të përkeqësojë mënyrën e saj të thithjes në gji.
• Me anë të kontaktit të shumtë trupor mund të përkrahni dhënien gji dhe afrimin.
• Thithat duhet të ajrosen shumë.
Shenja tipike të urisë në ditët e para mund të jenë:
• Lëvizjet thithëse dhe kërkuese;
• Zhurma të thithjes;
• Dora i afrohet gojës;
• Zhurma me zë të ulët si gugatje ose rënkim.
Të dhënit gji sipas nevojës
Pasi të jepet gji për herë të parë ju dhe fëmija e sapolindur mund të clodheni. Më së voni pas gjashtë orësh është mirë ta vendosni fëmijën përsëri në gji për të stimuluar prodhimin e qumështit. Ndoshta këtë herë duhet ta zgjoni fëmijën. Që tani fëmija sipas rregullit lajmëron për nevojat e saj dhe i jepet gji sipas nevojës. Ajo vet stimulon prodhimin e qumështit dhe me anë të intensitetit të thithjes përcakton sasinë e qumështit. Në ditët e para dhe ndoshta edhe më vonë fëmija dëshiron të ushqehet tetë deri më dymbëdhjetë herë brenda 24 orëve. Kohën gjatë së cilës fëmija fle, ju mund ta shfrytëzoni për vete dhe mund të çlodheni. Të sapolindurit kanë ritmin e tyre të gjumit dhe të zgjimit. Nëse jepni gji gjatë natës, dhe këtë e bëni vetëm me dritë të zbehtë dhe flitni pak dhe me zë shumë të ulët, atëherë edhe fëmija juaj mëson të dallojë më mirë ditën dhe natën. Secili fëmijë ka temperamentin e vet dhe kështu edhe mënyrën e vet të thithjes.
Krijimi i qumështit të parë të pjekur
Në muajt e fundit të shtatëzanisë gjiri juaj krijon para qumështin. Qumështi i parë pas lindjes quhet kulloshtër. Ajo është e pasur me proteina, minerale dhe lëndë rezistuese. Sasia shtohet nga dita në ditë. Në ditën e tretë deri në të katërtën ndodh kalimi nga kulloshtra për në qumështin e ndërmjetëm. Kjo ngjarje e ardhjes së qumështit të ndërmjetëm shpeshherë shoqërohet nga enjtja e kraharorëve, gjë e cila për nënat mund të shkaktojë një ndjenjë të pakëndshme ose dhembje. Masa më e mirë për të parandaluar këtë dhembje është të jepet gji herë shpesh dhe për një kohë mjaft të gjatë që nga lindja.
Ndihma e parë në rast të problemeve gjatë ardhjes së qumështit të ndërmjetëm:
• Para vendosjes së foshnjes në gji mund të ndihmojnë shumë kompresa të ngrohta.
• Jepni gji aq shpesh sa të ketë mundësi.
• Mund të fërkoni kraharorët në mënyrë të butë para se të jepni gji.
• Në qoftë se foshnja për shkak të enjtjes së kraharorit tuaj e ka të vështirë kapjen e gjirit, atëherë e fërkoni kraharorin që të dalë pak qumësht, deri sa të jetë zbutur zona të cilën duhet të kapë fëmija.
• Pasi të jepet gji kompresa të ftohta sjellin lehtësim.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X