Këngëtarja Aurela Gaçe përveç impenjimeve në karrierë gjithmonë e gjen kohën për të qenë pranë dy vajzave të saj. Pikërisht sot ajo ka postuar në rrjetin social Instagram momentet kur ajo dhe vajza e saj këndojnë.
E shtrirë me vogëlushen dhe e rrethuar nga lodrat, Gaçe ndan dhe një mesazh për kolegen, Eli Fara, me të cilën është dhe shumë mikeshë.
“Hajde shpirtiii .. . Ne te dyja kemi orarin e kenges mbas ores 12 te nates. Edhe me kete rast ,kendojme edhe kengen e shoqes se mamit edhe pak, duet, po te la. Jam e jam e jam si bohem”-shprehet ajo.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu