Gigi Hadid dhe Zayn Malik muajin e kaluar bënë publik lajmin se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, në një ditë mjaft të veçantë, në ditëlindjen e 25-të të modeles.
Edhe pse ende janë në pritje dhe është fëmija i parë për çiftin, revista People pretendon se që tani ata po mendojnë të zgjerojnë më tej familjen.
Sipas burimeve, edhe pse janë të rinj Gigi 25 vjeçe dhe partneri i saj 27 dhe kanë pasur ulje-ngritje në marrëdhënie, ata nuk rreshtin kurrë së dashuri njëri-tjetrin dhe të dy dëshirojnë të kenë disa fëmijë.
“Ajo është e ndjeshme dhe e dashur dhe do të jetë një nënë e shkëlqyer”- thonë të njëjtat burime.
People gjithashtu raportoi se duke qenë se Gigi dhe Zayn vijnë nga familje të mëdha, ata shpresojnë të kenë një familje të madhe të tyren.
Gigi është në pritje të një vajze dhe gjininë e bebushit e zbuloi në ditën e saj të lindjes, për 25 vjetor.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu