Ne prag te lindjes!

0 0

Edhe pse muajt e shtatëzanisë mund të duken shumë të gjatë, në të vërtetë do të gjendeni në fund të saj më shpejt nga sa e keni menduar më parë, për këtë arsye duhet të përpiqeni të shfrytëzoni kohën që ju ka mbetur në mënyrën më të mirë të mundshme. Para lindjes së fëmijës duhet të bëni një sërë përgatitjesh, por mbi të gjitha duhet të përfitoni për t’u çlodhur sa më shumë. Ju duhet të dini se në momentin e lindjes do të harxhoni shumë energji, për këtë arsye duhet të shkoni në spital në një gjendje shumë të mirë fizike dhe emocionale.
Sidomos gjatë muajit të fundit të shtatëzanisë ju duhet të përgatiteni për ditët që do të kaloni në spital si edhe për kthimin në shtëpi. Këto lëvizje do t’ju ndihmojnë të jeni më aktive dhe për pasojë edhe më pak e stresuar, gjë e cila do të ndikojë shumë pozitivisht gjatë ditëve të para pas lindjes.
Po ju japim disa këshilla se si të bësh më të mirën gjatë këtyre ditëve të fundit në shtëpi përpara lindjes dhe të ndihesh gati për ardhjen e bebes.
Përgatisni të gjitha detajet për fëmijën
Nëse keni menduar që fëmija juaj të ketë dhomën e tij dhe tashmë e keni përgatitur, është koha të merreni me larjen dhe hekurosjen e rrobave të tij. Edhe pse të gjitha veshjet mund të jenë të reja duhet të lahen dhe hekurosen me një kujdes të veçantë, për të siguruar një higjenë sa më të mirë. Mos harroni se lëkura e fëmijës është shumë delikate dhe për këtë arsye mund t’ju nevojitet një shpëlarje me tepër në lavatriçe.
Kini parasysh se veshjet duhet të jenë prej pambuku dhe me sa më pak etiketa të cilat mund të irritojnë lëkurën. Përsa i përket bebeliave do t’ju këshillonim që të mos blinit paketime të mëdha për ditët e para, pasi ju nuk e dini me saktësi se çfarë peshe mund të ketë fëmija juaj, por edhe nëse ajo do të jetë fikse me atë të parashikuar në ekografi, duhet të dini se bebet lindin me pesha të ndryshme dhe ato nuk kanë të njëjtin trup, kështu që madhësia e pelenës mund të ndryshojë shumë shpejt.
Përgatituni për në maternitet
Gjithmonë në varësi të spitalit që keni zgjedhur të sillni në jetë fëmijën tuaj, duhet të përgatisni valixhen e maternitetit, e cila duhet të ketë brenda sendet dhe veshjet e nevojshme që do t’ju bëjnë të ndiheni si në shtëpi. Duke qënë se në spital mund të vijnë vizitorë të shumtë duhet të jeni të përgatitur edhe për këtë pjesë. Për këtë mund t’ju ndihmojë bashkëshorti apo një familjari juaj. Mos harroni të merrni me vete karikuesin e telefonit si edhe aparatin fotografik.
Përgatisni shtëpinë
Do të ishte mirë që para se të shkonit në spital të bënit një pastrim të mirë të shtëpisë tuaj në mënyrë që kur të ktheheni në shtëpi të jeni në gjendje t’i përkushtoheni vetëm fëmijës tuaj, në fakt kjo është mënyra më e mirë për ta mikpritur atë në shtëpi. Gjithashtu një shtëpi e pastër do të bënte që të kishit edhe më shumë kohë për të pushuar dhe rikuperuar sa më shumë. Duke qënë se gatimi kërkon shumë kohë, do të ishte mirë që të përgatisnit disa ushqime dhe t’i vendosnit në ngrirje, sidomos nëse nuk keni vjehrrën apo mamin në shtëpi për t’ju ndihmuar.
Kushtojini pak kohë rregullimit tuaj
Kaloni pak kohë duke u kujdesur për veten tuaj. Mund të bëni një dush, të depiloheni, të rregulloni thonjtë etj. Përse të mos ndiheni sa më e bukur në momentin që do të shkoni në spital për të sjellë në jetë fëmijën tuaj?
Tashmë do të jeni një familje më e madhe, dhe sigurisht më e bukur!
Keni frikë nga lindja? Është normale, por mos e lejoni t’ju mposhtë, përkundrazi përpiquni ta konsideroni atë si një rrugë që do t’ju sjellë në krahët tuaj një thesar. Tashmë do të jeni një familje më e madhe, një familje e mrekullueshme për të cilën do të jeni krenare. Nëse keni një fëmijë tjetër përfitoni për të kaluar më shumë kohë me të, duke qënë se pas lindjes do të jeni më shumë të zëna me të porsalindurin. Nëse ta lejon mosha bëje të kuptojë se si vëllai apo motra e madhe duhet ta dojë, të kujdeset dhe ta mbrojë motrën apo vëllanë e vogël. Bëjeni të ndiejë që ka rol shumë të rëndësishëm në të gjithë proçesin, në mënyrë që të mos ndihet i neglizhuar dhe të gjendet pa pritur në një rol tjetër pasi deri dje ishte protagonist.
Fol me partnerin tënd. Fol me të për frikën gjatë kohës së lindjes. Lëre të të shprehë çfarë ndien dhe çfarë ka frikë. Ndihmoje të kuptojë si të të mbështesë dhe të bëjë të ndihesh më e sigurt për momentin e madh, i cili do të ndryshojë jetën tuaj përgjithmonë. Mos harro që po bëheni familje tani! Është moment shumë i rëndësishëm për të edhe nëse është vetëm në rolin e vëzhguesit, derisa të vijë momenti që të mbajë në krahë e të përqafojë mrekullinë e tij të vogël!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X