Ne pishine me femijen. Kujdes nga ky veprim, rrezikoni shendetin

0 0

Duke qënë se po afron stina e verës dhe pishinat do të bëhen një prej vendeve më të parapëlqyera, duhet të dini se brenda tyre është e ndaluar të urinohet, dhe këtu vlen edhe për urinën e fëmijës. Dikur, Michael Phelps (kampion noti) është shprehur se urinimi është një proçes që kryhet nga të gjithë ndërsa janë në pishinë duke notuar dhe se për të kjo nuk përbën asnjë rrezik duke qënë se klori që ndodhet brenda ujit dezinfekton.
Por çfarë thonë ekspertët?
Studimet shprehen se…
Nuk është e vërtetë që urinimi nuk përbën asnjë problem! Sipas një studimi të publikuar në revistën e shkencës dhe teknologjisë ambientale, kjo gjë përbën një rrezik. Sipas ekspertëve, acidi urik që ndodhet në pishinë futet në ndërveprim me klorin që ndodhet në pishinë, dhe nga ky veprim formohen dy substanca (trikloroamina dhe kloruri i cianogjenit) të cilat mund të jenë shumë të dëmshme për shëndetin.
Trikloroamina: mund të provokojë probleme respiratore të personelit që punon tek pishinat.
Kloruri i cianogjenit: lidhet me disa probleme në zemër, mushkëri dhe sistemin nervor qëndror.
Pra mendohuni dy herë para se të urinoni në pishinë apo të lini fëmijët tuaj ta bëjnë këtë. Të dalësh nga uji për të shkuar në tualet mund të jetë disi e “bezdisshme” por me siguri është shumë e shëndetshme!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X