Kylie Jenner mund të jetë një nga 22-vjeçaret më të pasura në botë dhe shumë e suksehsme si në anën personal, ashtu edhe atë profesionale.
Prej bizneseve të saj të kozmetikës ajo fiton rreth 900 milionë odllarë në vit dhe së fundmi ka postuar një video zyrtare të ambienteve të saj të zyrës.
Në video duken vendet ku ajo bën setet fotografike, sallat e mbledhjeve, të takimeve etj.
Por, ajo që bie në sy është fakti që në gjithë këtë perandori kozmetike, si një nënë në karrierë, Kylie ka një kënd të veçantë me një krevat për të bijën Stormi, sa herë që ajo të shkojë të vizitojë mamin në punë.
Sa mirë do të ishte që të gjitha nënat ta kishin këtë lehtësi në vendin e punës.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu