Ne i kushtojmë shumë vëmendje fëmijës, a po e bëjmë egoist? Përgjigja e ekspertit

0 1

Fëmija im dy vjeç është i adhurueshëm dhe ai e di këtë. Kur të gjithë sytë janë tek ai, ai shndërrohet: Ai mban kokën lart, mbyll sytë, vendos bërrylat në ajër si një pulë, dhe ngadalë rrotullohet dhe vallëzon, ndalon dhe fillon të këndojë. Ai është një “ëmbëlsirë” dhe të gjithë (unë dhe gruaja ime) e duam dhe e lejojmë të performojë. Ai e do vëmendjen! Por tani po filloj të shqetësohem se mos po rrisim një narcist.

Ka disa shenja që kjo po ndodh. Nëse i kushtojmë vëmendje dikujt ose diçkaje tjetër përveç tij, ai përpiqet të tërheqë vëmendjen te vetja. Kjo posaçërisht ndodh në darkë, kur ai nuk dëshiron të përfshihemi në biseda me të tjerë dhe refuzon të hajë nëse nuk e duartrokasin të gjithë dhe nëse nuk ia çojmë ushqimin si aeroplan.

Historikisht ka pasur një qasje se nëse i kushton vëmendje fëmijës, në të vërtetë je duke e llastuar dhe keqedukuar, por nga studimet e kohëve të fundit rezulton se fëmijët që rriten me vëmendje kanë rezultate më të mira si në shëndetin mendor ashtu edhe në atë fizik sipas studimeve të shumta.

Konsensusi shkencor është se t’i kushtosh vëmendje fëmijës suaj nuk është mëkat.

Prapëseprapë, koncepti i tejkalimit të masës mbetet një shqetësim i fuqishëm në kulturën moderne të prindërimit.

A ka ndonjë shans që ju të mund të rrisni një narcisist egoist? Kjo mund të ndodhë, por nuk ka lidhje me sa shumë vëmendje po i jepni fëmijës tuaj. Ka shumë më tepër lidhje me faktin nëse ju, vetë, jeni të vetë-fiksuar. Nëse është kështu, fëmija ka tendencë të shfaqë një reflektim tuajin tek vetja.

Fakti është që fëmijët kanë një tendencë për të marrë vlerat e prindërve të tyre. Nëse bëni një ndalesë për t’i treguar djalin tuaj që familja juaj vlerëson vetëmohimin, bashkësinë, bujarinë dhe mirësinë, ai me siguri do të reflektojë sjellje të mirë, edhe nëse keni ndërtuar një teatër 50 vendësh kushtuar gjenialitetit të tij.

Mos u keqkuptoni, nuk po them se duhet inkurajuar që fëmija të mos haje nëse nuk e duartrokasin, por kjo nuk ka të bëjë shumë me vëmendjen, sesa ka të bëjë me vendosjen e kufijve.

Fëmija juaj sillet ashtu sepse nuk keni vendosur kufijtë e duhur të sjelljes në tryezë. Megjithatë, mos harroni se është vetëm dy vjeç dhe shumë gjëra do t’i mësojë duke u rritur. Megjithatë, rregullat tuaja duhet të jenë të përcaktuara qartë.

Prindërit “çalojnë” disi në këtë pjesë sepse nuk tregohen të qëndrueshëm në rregullat dhe kufijtë që vendosin. Ata njëherë kërkojnë që fëmija ta zbatojë, njëherë e tolerojnë etj. Por duhet të ngulisni në mendje: që fëmija të mësohet me rregulla me kalimin e kohës e moshës, ato duhet të zbatohen gjithmonë.

Në terma më të thjeshtë, jeta juaj do të përmirësohet duke kuptuar saktësisht atë që dëshironi të shihni në darkë, duke i thënë fëmijës suaj atë që dëshironi të shihni edhe pse fëmija mund të vazhdojë të devijojë prej tyre, ju duhet të jeni gjithmonë aty për t’ua kujtuar.

Gjithashtu, për të bërë kufijtë të funksionojnë, ju do të duhet të ruani disiplinën tuaj. Kjo funksionon vetëm nëse edhe ju i zbatoni kufijtë në të njëjtën mënyrë çdo herë. Shembulli më i mirë i fëmijës është sjellja juaj.

Lexo edhe: Përfitimet e të paturit vetëm një fëmijë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X