Ne e nisëm këtë rrugëtim pa u trajnuar, por do ta vazhdojmë gjithmonë për ta

0 0

Mëmësia është një maratonë për të cilën unë nuk u stërvita.

Është arsyeja për të cilën ngirhemi në mëngjes, duke shkëlqyer si dielli ose të vrenjtura si shiu, me gjumë të prishur, ose pa fjetur fare. Është të ecësh, duke i mbajtur dikujt çadrën në ditë të vështira, të hihdesh për të kapërcyer vështirësi e të ngrihesh përsëri me këmbët jo shumë të forta.

Pavarësisht pengesave, ne vazhdojmë të vrapojmë.

Mëmësia është ngritja e peshave në krahë, para dhe mbrapa derisa sytë e vegjël të mbyllen. Mbartja e ngarkesës nga dje dhe nesër, në mendjet tona, në koshin e rrobave, në zemrat tona. Është mundimi i ndryshimit të pelenave, nxjerrja dhe futja e karrocave nga makina, këmbët e vogla në këpucë.

Pavarësisht se sa bosh mund të jenë rezervat tona të fuqisë, ne gjithmonë gjejmë forcë.

Është si një maratonë noti, për të cilën nuk isha e përgatitur. Është zhytja e parë në ujë të ftohtë dhe nevoja për të dalë për ajër. Është si të fundosesh me krahët e lodhur, teksa lodhja është duke i lënë vendin dorëzimit. Janë rutinat e ngjeshura edhe gjatë natës, grumbuj enësh dhe plane të anuluara.

Pavarësisht nga kushtet, ne vazhdojmë të notojmë.

Mëmësia është të pranosh se ke nevojë për pak pushim e të marrësh frymë thellë. Është të dëgjosh fjalën “mamiiiiii”, gjithë ditën mes zhurmës dhe lotëve dhe të mendosh se e njëjta fjalë që të jep aq shumë arsye është gjithashtu ajo që të bën të dëshirosh të shkulësh flokët. Por i lë lotët të bien, nga rraskapitja, nga lehtësimi, nga një dashuri e pakapërcyeshme.⁠

Pavarësisht nga provat me të cilat përballemi, ne jemi në këtë rrugëtim së bashku.

Mëmësia është të marrësh rolin e trajnerit pa pasur përvojë. Të jesh ti projektuesja e lojës, mësuesja. Të inkurajosh ato krijesa të vogla e t’i motivosh. T’i mësosh si të drejtohen në këtë botë, duke i përgatitur që një ditë të jenë të zotët pa na pasur ne pas.

Pavarësisht se sa herë mund të “dështojmë”, ne gjithmonë jemi duke mësuar.

Mëmësia është një maratonë që fillon me çmimin tonë dhe një vijë përfundimi që nuk mbaron kurrë.

Ne u bëmë atlete vetëm me dy komanda “gati, vazhdo” dhe tashmë duhet ta vazhdojmë gjithë jetën, për ta.

Lexo edhe: Mëmësia është të shikosh fotot e fëmijëve ndërsa ata flenë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X