Në Ditën Ndërkombëtare të Vajzave Rita Ora ka një mesazh të fuqishëm

0 0

11 tetori është Dita Ndërkombëtare e Vajzave dhe me këtë rast personazhe të njohur kanë dhënë mesazhe të shumta frymëzuese. Rita Ora është një ndër to dhënë një mesazh të fuqishëm të gjitha vajzave shqiptare.

Këngëtarja me famë ndërkombëtare është ftuar nga Kryetarja e Kuvendit të Kosovës për të mbajtur një fjalim të shkurtër për disa vajza të vogla që ishin të pranishme atje.

Rita i ka inkurajuar të gjitha të ndjekin rrugën që dëshirojnë me besim të fortë tek vetja.

Në fund ajo ka falenderuar familjen që e ka mbështetur në çdo hap të sajin.

“Përshëndetje! Jam Rita Ora. Pavarësisht se a vendos të bëhesh këngëtare, balerinë, atlete, piktore, aktore apo shkencëtare, mjeke, ti duhet të zgjedhësh rrugën që do të ndjekësh. Kjo i ndihmon vajzat dhe gratë në Kosovë dhe në mbarë botën të besojnë tek vetja dhe të kuptojnë që i kanë aftësitë, njohuritë e duhura dhe fuqinë për të zgjedhur të ardhmen e tyre.

I jam shumë mirënjohëse familjes sime dhe shoqërisë që më kanë mbështetur në përzgjedhjen time në karrierë deri këtu ku jam. Çdo ditë bëj sakrifica dhe planifikoj të vazhdoj kështu në mënyrë që të frymëzoj dhe motivoj jo vetëm veten por shpresoj dhe shumë vajza gjithandej. Vazhdoni përpara dhe sundoni botën në mënyrën tuaj. Dhe mbani mend ju keni fuqinë për ta bërë këtë”, – është mesazhi i fortë i këngëtares shqiptare me famë botërore.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X