Ne cilin muaj te shtatzanise duhet te bejme gati sendet e bebes?

0 0

Përgatitja e dhomës së fëmijës si edhe blerja e sendeve të bebes është një prej gjërave më emocionuese të shtatzanisë. Duke filluar qysh në muajt e parë prindërit fillojnë të mendojnë si të dekorojnë muret, çfarë të blejnë e me radhë. Por cili është muaji në të cilin duhet të fillojnë përgatitjet?

Kur duhet të përgatisim dhomën e fëmijës?

Nëse keni vendosur të krijoni një dhomë të posaçme për fëmijën tuaj mund të filloni ta dekoroni atë në momentin që do të mësoni gjininë e fëmijës, e kundërta nëse do të vendosni të krijoni një atmosferë neutrale.

Po veshjet e fëmijës?

Edhe në këtë rast do të ishte mirë të prisnit për të zbuluar gjininë e fëmijës, e cila do të jetë më e saktë pasi të keni bërë ekon morfologjike, pra në muajin e 5. Nuk duhet të lini gjithcka për në momentin e fundit kjo pasi me kalimin e muajve do të rëndoheni si edhe lindja mund të ndodhë para muajit të 9.

Po nëse fëmija do të flejë me prindërit?

Në këtë rast mund ta përgatisni dhomën e tij edhe pasi ai ka lindur, dhe konkretisht në momentin që do ta vendosni atë në dhomën e tij. Ndërkaq mund të flejë në dhomën tuaj, e cila duhet të ajroset vazhdimisht gjatë ditës.

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X