Disa mjekë këshillojnë që ushqyerja e fëmijës të fillohet me drithëra dhe disa me fruta, dhe asnjë nga alternativat nuk është e gabuar. Ndryshe mund të themi për perimet, të cilat janë më pak të ëmbla se frutat dhe për pasojë fëmija mund t’i pranojë më me vështirësi. Drithërat kanë përbërje qumështi dhe për pasojë janë të përshtatshme pasi është një shije me të cilën fëmija tashmë është mësuar prej muajsh. Rreth muajit të 7 fëmija mund të konsumojë 1-2 vakte në ditë, dhe theksojmë sërish se ushqyerja e fëmijës nuk duhet të bëhet absolutisht para muajit të 4. Idealja do të ishte të fillohej në muajin e 6.
Cili është momenti i duhur për t’i dhënë frutat fëmijës?
Nëse jeni duke filluar ushqyerjen në këtë moment, më e përshtatshme do të ishte mesdita, pra frutat të përfshiheshin në vaktin e drekës. Nëse tashmë fëmija ka filluar të ushqehet me drithëra mund t’i konsumojë frutat pasdite. Një alternativë do të ishte edhe mëngjesi i vonë, pra rreth orës 10:00-11:00, dhe më pas fëmija mund të konsumonte drekën rreth orës 14:00. Ju duhet të keni parasysh se duhet të përshtasni orarin e ushqyerjes së fëmijës me nevojat e tij. Guida e ushqyerjes është tepër individuale dhe ju duhet ta përcaktoni atë duke e lënë fëmijën t’ju udhëzojë.
Atëherë si duhet të veprojmë?
Në momentin që ushqyerja e fëmijës ka disa ditë që ka filluar, ju duhet të përcaktoni një kalendar, duke pasur parasysh që çdo vakt të jetë i plotë dhe nëpërmjet tij fëmija të mund të marrë të gjithë elementët e nevojshem si vitaminat, proteinat, mineralet, yndyrnat etj. Kjo mund të jetë e vështirë për disa nga ju? Kjo nuk përbën aspak problem. Na shkruani në faqen “PERNENAT” dhe ne mund t’ju dërgojmë një guidë të personalizuar për fëmijën tuaj.
Lexoni edhe: 7 ushqimet qe nuk duhet te mungojne ne dieten e femijes tuaj
A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)
- Po (87%, 177 Votes)177
- Jo (13%, 26 Votes)26
Total Voters: 203
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu