Në cilën javë mund të fillojë trajtimi i kancerit në shtatzani?

0 0

Kanceri në shtatzani është një ngjarje që do ishte mirë të mos ndodhte kurrë, sepse kjo sëmundje mund të ketë një ndikim psikologjik edhe më të rëndë sesa në kohë të tjera. Megjithatë ndodh. Dhe pastaj, shtohet edhe frika se trajtimet për të luftuar kancerin, do të dëmtojnë fëmijën në bark.

Qelizat që përhapen me shpejtësi

Në veçanti, kimioterapia mund të paraqesë rrezik për fetusin në zhvillim, sepse ky trajtim sulmon qelizat që përhapen me shpejtësi, siç janë ato të tumorit. Sidoqoftë, qelizat e foshnjës gjithashtu shumohen dhe ndryshojnë me një ritëm të shpejtë, veçanërisht në muajt e parë.

Për këtë arsye, bota shkencore pajtohet që një grua me kancer në shtatzëni nuk mund t’i nënshtrohet kimioterapisë në javët e para të konceptimit, për shkak të rrezikut të lartë që fëmija mund të vuajë nga keqformimet.

Studimi sqarues

Mbi të gjitha, momenti pas të cilit gruaja shtatzanë mund t’i nënshtrohej kimioterapisë gjatë shtatazanisë nuk dihej, pa përfshirë rreziqe për fëmijën e palindur. Çështja, sa delikate aq edhe e rëndësishme, u trajtua në studimin “Shoqata e Kimioterapisë në Shtatzani me Keqformim Kongjenital” të botuar në JAMA Netëork Open, i cili hetoi lidhjet midis efekteve të kimioterapisë në shtatzani dhe keqformimeve të fetusit.

Rreziku i keqformimeve

Studiuesit kryen sondazhe të thella në mbi 755 gra shtatzanë në bazën e të dhënave të Rrjetit Ndërkombëtar për Kancerin, Sterilitetin dhe Shtatzaninë. Gratë kishin një moshë mesatare 33 vjeç dhe kishin kaluar kimioterapi në periudha të ndryshme të shtatzanisë. U zbulua se gratë që kishin kryer kimioterapi gjatë tremujorit të parë të shtatzanisë kishin probleme më të larta me keqformimet e fetusit sesa pjesa tjetër e popullatës së përgjithshme: 21.7 përqind kundrejt 3.6 përqind. Kanceri në shtatzani i trajtuar me kimio gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë, nga ana tjetër, ishte i lidhur me praninë e keqformimeve në 3 përqind të rasteve, pra me një incidencë të krahasueshme me atë që ndodh në shtatzanitë pa kancer. Ekspertët arrijnë në përfundimin se kimioterapia mund të fillojë pas 12 javësh dhe se nuk ka asnjë arsye për ta shtyrë atë pas javës së 14 -të të shtatzanisë.

Trajtimet fillojnë menjëherë

Për të trajtuar kancerin në shtatzani, megjithatë, është e mundur që gratë t’i nënshtrohen trajtimeve të tjera menjëherë. Për shembull, nëse tumori është në një fazë të hershme, mund të operohet, edhe në tremujorin e parë, por vetëm nëse ndodhet në gji dhe jo në zonat e përfshira me shtatzaninë.

Për ilaçet hormonale, megjithatë, është e nevojshme të prisni deri në një moshë të caktuar gestacionale, sepse këto ilaçe mund të jenë të dëmshme për fetusin në zhvillim. Sidoqoftë, është gjithmonë thelbësore t’i qasemi trajtimit me një qasje multidisiplinare: onkolog, gjinekolog, psikolog dhe të gjithë profesionistët që mund të ndihmojnë gruan në këtë moment delikat.

Kanceri që shfaqet më shpesh në shtatzani është kanceri i gjirit, i cili është më i shpeshti në popullatën femërore në përgjithësi. Megjithatë, limfomat, tumoret e zorrëve ose vezoreve gjithashtu mund të ndodhin. Parandalimi është thelbësor në të gjitha moshat, madje edhe në mesin e grave të reja, për ta zbuluar atë para se të bëhet i qartë në shtatzani.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Tensioni i ulët në shatztani,...

Presioni i ulët i gjakut është një situatë mjaft e zakonshme tek gratë e reja dhe aq më tepër në shtatzani. Me nxehtësinë e verës, vlerat e presionit të gjakut...

Shumë pranë kurës që fëmija...

Testuar në një grup majmunësh, një trajtim i ri bazuar në një dozë të vetme të dy antitrupave, rezulton i aftë për të parandaluar transmetimin e HIVit nga nënat e...

Koronavirusi në shtatzani, a ka...

Koronavirusi në shtatzani Siç e dimë, koronavirusi ka ardhur deri në Itali e Greqi dhe rastet e infeksionit rriten orë pas ore, si dhe frika. Gratë shtatzëna sigurisht paraqiten në...

Rreziku i trombofilisë dhe trombozës...

Në shtatzëni, rreziku i trombozës rritet sepse gjaku ka tendencë të mpikset më shumë. Gjithashtu mund të shtohen faktorë të tjerë rreziku. Pse ndodh kjo dhe çfarë duhet bërë në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X