Ndryshimet qe ndodhin pasi keni sjelle ne jete nje femije, cfare duhet te dini rreth defekimit tuaj te pare?

0 0

Ajo që gruas nuk i shpjegohet pothuajse asnjëherë është se pas lindjes të gjitha funksionet e trupit të saj ndryshojnë. Në disa raste ajo mund të urinojë në mënyrë të pavullnetshme, gjumi do të bëhet shumë i lehtë, defekimi mund të jetë si një eksperiencë e re për trupin e saj. Pikërisht në lidhje me defekimin duhet të dini disa gjëra. Dhe ja cilat janë ato!
Konstipacioni post-partum. Para së gjithash na duhet t’ju themi mund të duhen disa ditë para se të fillojë shkarkimi i zorrëve. Pra kjo gjendje është tepër normale. Në këtë fazë duhet të hani shumë fruta dhe të pini shumë ujë.
• Dhimbja gjatë defekimit. Mund të themi se hera e parë nuk do të jetë një eksperiencë tepër pozitive, kjo pasi edhe vendi ku është kryer epiziotomia mund të djegë.
• Rreziku i ndonjë infeksioni. Sidomos nëse keni penjë të qepjes, pas defekimit duhet të laheni me ujë të oksigjenuar.
• Mund të merrni një laksativ. Këtë mund t’jua përshkruajë edhe mjeku që në momentin që do të shkoni për në shtëpi. Nëse fecet do të jenë tepër të forta do të jetë tepër e nevojshme.
• Mos shtyni dhe gjeni pozicionin e duhur. Defekimi duhet të ndodhë në mënyrë spontane dhe për këtë arsye nuk duhet të shtyni në mënyrë agresive. Përpiquni të jeni sa më e qetë. Mund të përdorni një mbështetëse të lartë prej 30 cm për të mbështetur këmbët, kjo pasi përthyerja e kofshëve favorizon hapjen e legenit dhe qetësimin e perineumit. Kështu rektumi i anusit do të marrë pozicionin e duhur për të defekuar.

Lexoni edhe: 4 problemet me te shpeshta pas lindjes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X