Moderatorët e dashur të ekranit Turjan Hysko dhe Orinda Huta janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Ata do të bëhen me vajzë dhe shpesh kanë ndarë me ndjekësit lumturinë e këtyre muajve të pritjes së ëmbël.
Por, përveç gëzimit, dihet që shtatzania vjen me shumë ndryshime dhe Orinda ka nisur të ndryshojë garderobën, duke qenë se barku sa vjen e rritet. Turi ka ndarë sot në Instagram një video, në të cilën Orinda ndodhet para garderobës në dilemë se çfarë të veshë.
“Na ka ndryshuar pak garderoba”, ka shkruar Turi me nota humori.
Orinda e ka ripostuar të njëjtën video, duke iu kthyer se në të vërtetë po mendohet për atletet që do të veshë.
Çifti ka zbuluar se emri i vogëlushes do të fillojë patjetër me A edhe pse ende nuk e kanë gjetur.
Thanks for sharing. I read many of your blog posts, cool, your blog is very good.