Ndihme! Femija im po qan pa pushim

0 0

Të qarat e fëmijës janë të vështira për çdo nënë, dhe mund të themi se disa prej tyre, gati të “pashpresa” se fëmija i tyre mund të pushojë fillojnë të qajnë edhe vet, gjë e cila do të krijoj edhe më shumë ankth tek fëmija. Një bebelinë e pistë? Kolikat? Mos ndoshta nuk kam gji mjaftueshëm? Dhe ndërsa fëmija qan, në mendjen e nënave mund të lindin këto pyetje dhe shumë të tjera.

Është shumë e rëndësishme për ju të dini që nuk jeni të vetmet që e përjetoni dicka të tillë. Studimet kanë treguar se shumica e fëmijëve të vegjël qajnë 1-4 orë, dhe kjo besojmë është e mjaftueshme për t’ju bërë të kuptoni sa kohë në ditë mund të kalojë fëmija duke qarë. Megjithatë jemi këtu për të bërë më të mirën e mundshme për t’ju ndihmuar të qetësoni fëmijën tuaj!

15 këshilla për të qetësuar të qarën e fëmijës tuaj!
Pra nuk është një pelenë e pistë? Nuk është uria? Temperatura e dhomës është gati perfekte? Shumë mirë, atëherë ja çfarë duhet të bëni:

I këndoni fëmijës tuaj
Nuk ka rëndësi nëse do të jetë një ninullë apo një nga këngët tuaja të preferuara, rëndësi ka të jetë zëri juaj, i cili është një melodi shumë qetësuese për fëmijën. Kjo do t’ju ndihmojë gjithashtu edhe ju të qetësoheni, pasi me shumë mundësi të qarat e fëmijës ju kanë shkaktuar stres.

Bëni ecje
Edhe nëse tashmë i keni bërë shëtitje pafund nëpër shtëpi, mund të rezultojë me sukses nxjerrja e fëmijës jashtë për një shëtitje në lagje. Kjo do t’ju ndihmojë të qetësoheni të dy.

Ecni me makinë
Ndoshta mund t’ju ketë ndodhur të shikoni dikë që bën shëtitje me makinë në orën 3 të mëngjesit me fëmijën e tij. Këtë tashmë mund ta bëni edhe ju, të jeni të sigurta, funksionon për mrekulli!

Vendoseni fëmijën në karrike lëkundëse
Lëvizja ritmike e karrikes do të ndihmojë në mënyrë perfekte për të qetësuar të qarat e fëmijës. Nëse nuk e keni një të tillë mund të përdorni krevatin e tij.

E merrni në krah
Të gjithë e duam të na përqafojnë ndërsa jemi të mërzitur, ndoshta mund të tingëllojë shumë e thjeshtë, por ndoshta është diçka që fëmija juaj e do shumë në atë moment.

E leni të thithë një biberon
Fëmijët kanë shumë dëshirë të thithin, është një refleks krejt natyral. Duke qënë se studimet e fundit kanë treguar se biberoni fallco nuk ka ndonjë ndikim negative tek dhëmbët apo e folura e fëmijës, mund ta përdorni atë nga java e 6-8 pas lindjes.

Ose në gji
Nëse jeni duke ushqyer fëmijën tuaj me gji, me siguri vendi më i mirë për t’u qetësuar do të jetë gjiri, prandaj mos hezitoni ta vendosni fëmijën tuaj atje, qoftë edhe nëse sapo ka pirë.

I kërkoni ndihmë edhe dikujt tjetër
Ndonjëherë nevojitet ndihma e dikujt tjetër, i cili mund të kujdeset për fëmijën tuaj për një kohë të shkurtër, dhe ndërsa ai e bën këtë ju mund të bëni një shëtitje të shkurtër në mënyrë që të qetësoheni pak dhe më pas të ktheheni sërish pranë të voglit tuaj.

E mbështillni
Vendosja e një çarçafi rreth fëmijës në mënyrë jo të shtërnguar mund të qetësojë të qarat, kjo pasi i krijon atij ndjesinë e të qënit në barkun e nënës. Ndonjëherë është pikërisht lëvizja e gjymtyrëve që e bën fëmijën të qajë.

Zbehni dritat
Ndonjëherë fëmija juaj qan sepse është tej mase i stimuluar dhe ka nevojë për një atmosferë disi më të qetë. Provoni të zbehni dritat ose t’i fikni ato plotësisht për të parë nëse do t’ju vijë në ndihmë.

Ndërroni dhomë
Ndonjëherë ndërrimi i pamjes së dhomës mund të rezultojë shumë qetësuese për fëmijën, kështu që provoni të kaloni njëherë në dhomën tjetër.

Provoni “zhurmat e bardha”
Mund të shkarkoni në telefonin tuaj një aplikacion që ju siguron të ashtuquajturat “zhurma të bardha”, të cilat mund t’i gjeni edhe në youtube, por edhe mund t’i krijoni në shtëpinë tuaj me anën e tharëses së flokëve, aspiratorit etj.

Mos u dorëzoni
Të kesh në shtëpi një fëmijë që qan pa pushim mund të jetë shumë stresuese, por ju nuk duhet të dorëzoheni, duhet të përpiqeni të gjeni një mënyrë ta qetësoni. Mos keni frikë të kërkoni mbështetje nga familja juaj, nga bashkëshorti apo një person tjetër i afërm. Është shumë e rëndësishme të qetësoheni për pak minuta.

Lexoni edhe: Pse femija qan? Ja cfare shpreh fytyra e tij?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X