Ndiheni të lodhur? Ja çfarë i mungon trupit tuaj!

0 0

A e dinit se mungesa e magnezit mund të shfaqë probleme serioze në shëndetin tuaj.

Si mund ta kuptoni se trupi juaj ka nevojë për magnez?

Ja disa nga simptomat :

Mungesa e magnezit mund t’iu shkaktojë të përziera dhe të vjella, humbje të oreksit, lodhje dhe humbje te fuqisë duke shkaktuar dobësi.

Përgjatë këtij artikulli, ne do të shqyrtojme se përse njerëzit kanë nevojë për magnez, çfarë nënkupton mungesa e tij dhe cilat janë simptomat kryesore të mungesës së magnezit në trupin tuaj.

Krahas diagnozës gjithashtu ne do t’iu sjellim edhe dietën ushqimore të rekomanduar (RDA) si edhe disa këshilla se ku mund të përthithim më tepër magnez.

Fillimsht duhet të kuptojmë përse kemi nevoje për magnez?

Magnezi është një mineral thelbësor dhe elektrolit që luan një rol në shumë procese trupore, duke përfshirë:

  • Prodhimin i energjisë
  • Strukturën e kockave dhe dhëmbëve
  • Funksionin e muskujve
  • Funksioni nervor
  • Përtëritjen i ADN-së

Si i tillë, është thelbësore që njerëzit të marrin mjaftueshëm magnez në dietën e tyre çdo ditë për të qëndruar të shëndetshëm.

Çfarë do të thotë mungesë e magnezit?

Anketa Kombëtare e Provimit të Shëndetit dhe të Ushqyerit (NHANES) të vitit 2005-2006 zbuloi se shumica e njerëzve në Shtetet e Bashkuara nuk po merrnin mjaftueshëm magnez në dietën e tyre.

Ka disa faktorë mund të rrisin rrezikun që një person të shfaqë simptoma të mungesës së magnezit.

Kjo përfshin:

Dieta ushqimore me magnez të ulët. Humbja e sasive të tepërta të magnezit përmes urinës dhe djersës që vijnë nga çrregullime gjenetkie apo konsumimi i alkoolit.

Personat që kanë çrregullime në gjendrën e tiroides, si dhe ata të cilët vuajnë nga diabeti i tipit 2.

Mungesa e gjatë e magnezit mund të ketë efekte të dëmshme në:

  • Dendësinë e kockave
  • Funksionim e trurit
  • Funksionin nervor dhe muskulor
  • Sistemin i tretjes

Humbja e densitetit të kockave mund të jetë mjaft shqetësuese.

Ndaj është tejet e rëndësishme të konsumoni mjaftueshëm magnez në moshë të vogël ose sa më të rinj, në mënyrë që dëndësia e kockave dhe funksioni muskulor të mos ketë probleme.

Në moshat e mëdha, mungesa e magnezit mund të rrisë rrezikun e osteoporozës dhe deformimin e kockave.

Shenjat e hershme të mungesës së magnezit mund të përfshijnë:

  • Të përziera
  • Të vjella
  • Humbje e oreksit
  • Lodhje
  • Dobësi

Mungesa e magnezit mund të shkaktojë komplikime të cilat shkaktojnë sëmundje të ndryshme si:

  • Niveli i ulët i kalciumit në gjak, i njohur si hipokalcemia
  • Ulja e nivelit të kaliumit në gjak, e quajtur hipokalemi
  • Mpirje
  • Ngërçe dhe kontraktime të muskujve
  • Ndryshime të personalitetit
  • Anomali ritmike e zemrës

Mungesa e zgjatur e magnezit mund të ketë një ndikim negativ në shëndet dhe të rrisë rrezikun e sëmundjeve kronike, duke përfshirë:

  • Sëmundje të zemrës
  • Tension i lartë
  • Diabeti tip 2
  • Osteoporoza

Diagnoza dhe RDA

Sipas Institutit Kombëtar të Shëndetit , AZHR në USA për njerëzit midis moshës 19 dhe 60 vjeç sasia e magnezit që u nevojitet është:

320mg për femra

420mg për femra

Kërkesat janë më të larta tek adoleshentët e moshës 14-18 vjeç, si dhe për ato që janë shtatzënë.

Cilat janë ushqimet të cilat përmbajnë më së shumti magnez?

Mënyra më e mirë dhe më natyrale për të përthithur magnezin është nëpërmjet konusmimit te ushqimeve te pasura me Magnez si për shembull: cerealet, bishtajoret, bajamet, brokoli, spinaqi, bamjet, avokado, bananet si dhe ujë të pasur me Magnez.

Sipas ekspertëve trupi arrin të përthithë më shpejt mineralet nepërmjet ujit sesa ushqimeve kështu që rekomandohet të konsumoni sa më shumë ujë të pasur me Magnez.

Burimi: Medical News Today

Qafshtatma Uji i Shendetit

 

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Covid-19, zbulohet veprimi i virusit...

Më shumë se 10% e të shëruarve nga Covid-19 e gjejnë veten duke jetuar me probleme me përqendrimin, lodhjen dhe kujtesën. Të dhënat dhe efektet e Covidit të zgjatur në...

Ulet numri i vaksinimeve kundër...

Prej gati dy vitesh, burimet shëndetësore dhe energjia janë përqendruar në trajtimin e pandemisë Covid-19, e cila ka shkaktuar miliona vdekje në mbarë botën. Megjithatë, është e rëndësishme që vëmendja...

Omicron, i ftohtë apo grip,...

Omicron – varianti i ri, shumë i transmetueshëm i koronavirusit SARS-CoV-2 – ka pushtuar botën, duke rritur numrat e Covid-19 në masa të jashtëzakonshme çdo ditë. Megjithëse aktualisht ka një...

Produktet e qumështit ndihmojnë parandalimin...

Plakja e trurit përfshin shfaqjen e mangësive të kujtesës që shpesh prekin edhe fjalët e përdorura zakonisht. Në rastet e demencës senile kjo mund të jetë një kambanë e parë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X