Ndiheni keq me ardhjen e vjeshtës, zgjidhja ndodhet në tryezë

Me ardhjen e vjeshtes, shume njerez perjetojne shtim te nivelit te ankthit dhe stresit. Ekspertet sugjerojne qe mjafton menyra e duhur e te ngrenit per te mposhtur keto ndjenja negative.




0 0

Në Nëntor, trupi përballet me disa ndryshime dhe “armiq” të rinj. Thjesht mendoni për ndryshimin e kohës, uljen e orëve të ditës, përhapjen e viruseve të gripit. Kjo është arsyeja pse ju mund të përjetoni një rënie si në gjendjen fizike ashtu edhe atë mendore. Por të luftosh “sëmundjen e vjeshtës” dhe të përmirësosh gjërat nuk është e pamundur.

Kundër lodhjes dhe apatisë

Në vjeshtë, veçanërisht me hyrjen në fuqi të kohës diellore, orët me dritë zvogëlohen dhe ato të errësirës rriten: rrjedhimisht, trupi sekreton një sasi më të ulët të serotoninës, hormonin e humorit të mirë, dhe përkundrazi rritet prodhimi i melatoninës, një substancë që vepron duke theksuar nevojën për pushim dhe duke ulur gjendjen shpirtërore. Kjo është arsyeja pse në këtë periudhë mund të ndodhë të pësojmë një gjendje të lehtë apatie, lodhjeje e pagjumësi: pra bëhet fjalë për sëmundjen e vjeshtës. Për të përballuar më mirë këtë moment, mund të jetë e dobishme të merrni suplemente specifikë, për shembull bazuar në bimët rodiola dhe xhensen që duhet të merren pas mëngjesit. “E para promovon sekretimin e serotoninës, ndërsa e dyta përmirëson rezistencën ndaj lodhjes së përditshme dhe është antistres”, thotë Giovanna Geri, farmaciste dhe nutricioniste.

Gjumi

Sëmundja e vjeshtës gjithashtu mund të shqetësojë gjumin. E megjithatë, gjumi i mirë është thelbësor. “Gjumi është një faktor shumë i rëndësishëm për të mbajtur trupin dhe mendjen të shëndetshme”. Për ata që ankohen për probleme të pagjumësisë, ushqimet e pasura me magnez mund të jenë të dobishme, gjë që promovon relaksim nervor dhe relaksim të muskujve, siç janë drithërat, perimet me gjethe jeshile, bizelet, farat, fasulet. Nëse është e nevojshme, mund të përdorni gjithashtu suplementet e duhura.

Kështu rritet mbrojtja

Për të zmbrapsur sulmin e viruseve të gripit është mirë të përdorni ato mjete shtëpiake që mund të stimulojnë sistemin imunitar, duke e bërë përgjigjen më efektive kundër sulmeve të jashtme, siç janë vitamina C, zinku, vitamina D3. “Vitamina C është një antioksidant i fuqishëm që ndihmon trupin të mbrohet kundër patogjenëve; zinku rregullon sistemin imunitar dhe kundërvepron ndaj stresit oksidativ, duke ngadalësuar kështu plakjen qelizore; Vitamina D3 ushtron një veprim imunomodulues, anti-inflamator dhe rregullues”, kujtojnë ekspertët. Probiotikët janë gjithashtu thelbësorë: në fakt, ata ribalancojnë florën bakteriale të zorrëve, e cila është thelbësore për ruajtjen e efikasitetit të zorrëve dhe të sistemit imunitar (shumica e qelizave mbrojtëse, në fakt, janë të vendosura pikërisht në zorrë).

E dinit?

Për të luftuar sëmundjen e vjeshtës, është e dobishme të mbushni tryezën me fruta dhe perime sezonale, të tilla si panxhar, spinaq, kunguj etj.

Lexo edhe: Çfarë është ankthi i vjeshtës dhe 6 mënyra për ta mposhtur






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X