Ndiheni e lodhur ne shtatzani? Ja cfare duhet te beni

0 0

Ju nuk duhet të shqetësoheni nëse ndiheni të lodhura gjatë shtatzanisë, kjo sepse trupi juaj është duke bërë një punë të dyfishtë për të përballuar shtatzaninë. Pra është shumë normale që gjatë muajve të parë të ndiheni të pafuqishme dhe shpesh të kaloni në gjendje të fikti, të djersiteni, të keni nevojë për gjumë etj.

Nuk duhet të shqetësoheni

Nuk duhet të harroni se organizmi është duke punuar dyfish për të përballuar shtatzaninë dhe shpesh nëna ka mungesë të disa elementëve të rëndësishëm si hekuri, gjë që mund të shkaktojë anemi, si edhe glukoza, një sheqer që i jep energji trupit. Në këtë fazë është shumë e rëndësishme të pushoni sa më shumë dhe të evitoni disa nga veprimtaritë që bënit më parë dhe që mund t’ju bëjnë të humbni shumë energji.

Ju këshillojmë

Të qëndroni larg vendeve të mbyllura dhe të nxehta, të qëndroni në këmbë për shembull në autobusët e transportit publik apo në rradhë për të paguar/blerë diçka.

Mos qëndroni për një kohë të gjatë pa ngrënë diçka dhe mbani gjithmonë me vete një pako me karamele për të konsumuar një sa herë ndiheni keq. Zakonisht lodhja dhe gjendja e gjumit zhduken rreth trimestrit të dytë.

Lexoni edhe: Dhimbjet e barkut ne shtatzani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X