“Ndihemi të bekuar”, Miriam Cani flet për shtatzëninë e dytë

0 0

Këngëtarja Miriam Cani do të sjellë në jetë një fëmijë dhe një vëllaçko të vogël për vogëlushen Amel. Kanë qenë vetë çifti i këngëtarëve, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani ata që kanë bërë me dije lajmin e bujshëm, i cili me siguri do të mbyllë mjaft mirë edhe vitin 2019. Në lidhje me emocionet e t’u bërit nënë për herë të dytë, Miriam Cani rrëfen eksperiencën e saj në revistën “Who”.

“Emocionet janë po aq të mëdha si herën e parë. Këtë herë presim një djalë ndaj dhe janë emocione të reja dhe të paprovuara më parë. Ndihemi të bekuar.
Të dy jemi lumturuar pa masë. Çfarë do që të ishte për ne është bekim dhe dhuratë e Zotit, por fakti që do kemi tani një vajzë dhe një djalë në shtëpi është një lumturi shumë e madhe dhe vërtet gjithçka që mund të ëndërronim. Për Albanin do bëhet pa diskutim një shok shumë i mirë ashtu siç është bërë shoqe Ameli tashmë për mua.”
Ndërkohë artistja ka rrëfyer se çifti e ka një emër për djalin, megjithatë ende nuk duan ta zbulojnë:
“E kemi menduar! Nuk kemi patur shumë alternativa sepse ky emër erdhi në mënyrë shumë instinktive dhe ka një kuptim për ne dhe po ashtu edhe për bebin (buzëqesh). Kemi dhe disa opsione të tjerë, por ende i japim dhe pak kohë vetes për të vendosur plotësisht.”
Miriami tregoi në këtë intervistë dhe se si në një moment kuptoi që familja ishte gjëja më e rëndësishme dhe muizka e puna nuk e plotësonin më shpirtërisht:
“Në momentin që jam bërë nënë, e kam shijuar edhe punën më shumë, sepse jam ndjerë e plotësuar në çdo aspekt. Puna dhe karriera nuk janë gjithçka dhe shpeshherë madje, të bëjnë të ndihesh shumë bosh brenda vetes, sepse edhe pa dashur, të përballin me një botë shumë artificiale dhe shpeshherë disi me negativitet, sidomos në ditët e sotme kur shumëçka vërtitet rreth aparencës. Pasi i isha dedikuar punës rreth 15 vite pa u ndalur erdhi një moment që nuk po më mbushte më shpirtërisht.
Tani, kur kthehesh nga aktivitetet profesionale në shtëpi dhe pritesh me shumë dashuri nga familja jote, kjo të jep një energji dhe motiv të jashtëzakonshëm për të vazhduar përpara. I jep kuptim gjithçkaje.”
Dhe sigurisht, siç ndodh në familjen e Miriamit dhe Albanit, ka shumë gjasa që në të ardhmen të bëhet një këngë për djalin e tyre.

Lexo më shumë: Miriam Cani në pritje të fëmijës së dytë/ VIDEO






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X