Ndersa ai eshte duke thene fjalet e para ju duhet te…

0 0

Ndoshta jeni duke menduar se fëmija juaj ka një problem në të folur? Mos hamendësoni! Këtë mund ta vlerësojë vetëm logopedi. Ndërkaq ju mund të veproni si më poshtë.
Foli foshnjës!
Rrugët e komunikimit me një bebe janë të panumërta dhe çdo prind përdor disa forma komunikimi më shumë se të tjerat. I këndoni sa më shumë fëmijës tuaj.
Belbëzoji! Kur një bebe belbëzon, ajo përsërit rrokjet. Nëpërmjet rrokjeve ti mund të luash me foshnjën. Ajo mund të imitojë rrokjet dhe ti mund të imitosh rrokjet e saj. Mund të krijoni një lojë si “dee- dee, daa-daa”.
Imito! Bebeve iu pëlqen shumë t’i imitosh. Kur bebja belbezon, ashtu bëj dhe ti, kur ajo bën “ah” bëje dhe ti. Imitimi shpejt do të bëhet një lojë që të dy do ta pëlqeni dhe që do ta ndihmojë beben të fillojë të imitojë gjuhën tuaj.
Nxiteni të thotë fjali! Ndihmoje foshnjën të mësojë një strukturë të rregullt fjalie.
Bëj lojra fjalësh! Luani lojra fjalësh me fëmijën tuaj edhe para se ai të thotë fjalët e para. Një lojë me vlerë që mund të përdoret që herët është të tregoni me gisht objekte specifike duke thënë emrin e tyre dhe pastaj ta nxitni fëmijën ta përsërisë atë emër.
Emërto. Madje çdo gjë. Kjo do ta ndihmojë fëmijën të mësojë se çdo fjalë ka një kuptim
Bej komente! Mos bëj asnjë lëvizje afër bebes pa e komentuar.
Bëji pyetje! Të mësuarit e një gjuhe është proçes aktiv.
Shikoje në sy! Shikojeni në sy fëmijën kur i flisni.
Fol në kohën e tashme! Fillimisht bebes mund t’i flasësh për çdo gjë, pasi nuk kupton shumë. Por kur fillon të kuptojë, është mirë që të flasësh për atë që bebja po sheh apo po ndjen në atë cast
Ngadalëso ritmin kur duhet! Kur foshnja fillon të përpiqet të kuptojë gjuhën tonë të vështirë, të folurit e shpejtë, ne duhet ta ngadalësojmë të folurit, të përdorim zanore të gjata, për t’i dhënë asaj mundësinë të fillojë të kapë fjalë.
Leri përemrat mënjanë! Eshtë e vështirë për një bebe të vogël të kuptojë dallimin midis “Unë” dhe “Mua” ose “ti” dhe “ai ose ajo” që është mami, babi apo gjyshja, varet se kush po flet.

Lexoni edhe: Kur duhet te shqetesohemi me te folurin e femijes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Sa është madhësia normale e...

Adoleshenca është koha e rritjes së shpejtë dhe ndryshimeve të tjera të nxitura nga fillimi i pubertetit. Mund të jetë një kohë e pasigurisë së madhe, pasi disa adoleshentë në...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X