Ndërgjegjësimi kundër dhunës në familje, si të mbrohen viktimat

0 0

Për shumë njerëz, shtëpia është një vend dashurie, ngrohtësie dhe rehatie. Është vendi ku ju e dini se do të jeni të rrethuar nga kujdesi dhe mbështetja, dhe një lehtësim i vogël i këndshëm nga ngarkesa e botës reale. Por për miliona të tjerë, shtëpia mund të jetë gjithçka tjetër, veçse një vend i shenjtë. Sipas të dhënave zyrtare, çdo vit 243 milionë gra dhe vajza në të gjithë botën raportojnë abuzim me partnerin.

Në Ditën Ndërkombëtare kundër dhunës ndaj grave, e cila përkujtohet çdo 25 nëntor, fillon edhe fushata 16-ditore kundër dhunës gjinore, e nisur nga “UN Ëomen” dhe që përfundon më 10 dhjetor, në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut.

Njerëzit që janë në një marrëdhënie abuzive, qëndrojnë me partnerin e tyre për një sërë arsyesh:

  • Vetëvlerësimi i tyre është shkatërruar totalisht dhe ndiejnë se nuk do të mund të gjejnë kurrë një person tjetër me të cilin mund të jenë.
  • Cikli i abuzimit, që do të thotë ‘faza e muajit të mjaltit’ që pason abuzimin fizik dhe mendor, i bën të besojnë se partneri me të vërtetë është penduar dhe i do.
  • Është e rrezikshme të largohesh. Gratë kanë 70 herë më shumë gjasa të vriten në javët pas largimit nga partneri i tyre abuziv sesa në çdo moment tjetër në marrëdhënie, sipas programit të Ndërhyrjes ndaj Dhunës në Familje.
  • Ndihen personalisht përgjegjëse për partnerin e tyre, ose sjelljen e tyre. Abuzuesi i ka bërë të krijojnë idenë sikur gjithçka që shkon keq është faji i tyre.
  • Ata ndajnë një jetë. Martesat, fëmijët, shtëpitë, kafshët shtëpiake dhe financat janë një arsye e madhe që viktimat e abuzimit mendojnë se nuk mund të largohen.

Si të vëzhgojmë

Ndonjëherë, njerëzit nuk e dinë nëse janë vërtet në një marrëdhënie abuzive, sepse janë mësuar që partneri i tyre t’i quan të çmendur ose t’i bëjë të ndihen sikur të gjitha problemet janë faji i tyre. Këtu janë disa mënyra për të kuptuar nëse jeni në një marrëdhënie abuzive nga e cila duhet të dilni.

  1. Partneri juaj ju ka goditur, ju ka rrahur ose ju ka mbytur në të kaluarën.
  2. Partneri juaj është posesiv. Ju kontrollon vazhdimisht duke pyetur se ku jeni; zemërohet për faktin që shoqëroheni me njerëz të caktuar nëse nuk bëni atë që thonë ata.
  3. Partneri juaj është xheloz. (Një dozë e vogël xhelozie është normale dhe e shëndetshme) megjithatë, nëse ju akuzojnë për tradhti ose ju izolojnë nga familja ose miqtë, kjo do të thotë se xhelozia ka shkuar shumë larg.
  4. Partneri ka tendencën t’ju ulë. Ata sulmojnë inteligjencën, pamjen, shëndetin mendor ose aftësitë tuaja. Ata ju fajësojnë për të gjitha shpërthimet e tyre të dhunshme dhe ju thonë se askush tjetër nuk do t’ju dojë nëse largoheni.
  5. Partneri ju kërcënon ju ose familjen tuaj.
  6. Partneri abuzon fizikisht dhe seksualisht. Nëse ata ndonjëherë ju shtyjnë, godasin, ose ju detyrojnë të bëni seks me ta kur ju nuk dëshironi, ata po ju abuzojnë (edhe nëse kjo nuk ndodh gjatë gjithë kohës.)





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

8 fakte befasuese për motrat...

Ka disa studime që shpjegojnë lidhjen mes motrave e vëllezërve në familje si dhe ndikimin indirekt që kanë ata në formimin dhe të ardhmen e njëri-tjetrit. Vëllezërit e motrat kalojnë...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Covid 19 dhe obeziteti, vëmendje...

Kushdo që mendoi se Covid-19 do të kursente fëmijët e kishte gabim. Virusi jo vetëm që prek edhe më të vegjlit, por në fëmijëri shkakton edhe një sërë efektesh të...

Letra për babagjyshin, nga nëna...

I dashur Babagjysh, Nuk do të kërkoj një kupon për disa rroba të reja ose telefonin e teknologjisë më të fundit. Gjithçka që dua për Krishtlindje është që fëmija im...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X