Nata e pare me te porsalindurin? 3 gjera qe duhet absolutisht te dini

0 0

Një nga momentet më të vështira pas lindjes së fëmijës është nata e parë e kthimit në shtëpi. Ndërsa në spital kishit dikë të cilit mund t’i kërkonit ndihmë apo një këshillë në lidhje me një shqetësim që mund të kishit me fëmijën tuaj, në shtëpi do të jeni vetëm me bashkëshortin dhe 1.000 dyshimet që ndodhen brenda jush. Ju duhet të dini se do të arrini të gjeni mënyrën e duhur për t’u kujdesur për të voglin tuaj jo vetëm në këtë natë, por gjatë të gjitha netëve në vazhdim. Disa fëmijë janë shumë të qetë, madje mund të themi se “funksionojnë” sikur të kishin pas tyre një manual përdorimi i cili do t’ju mundësonte ta vendosnit në gjendje gjumi gjatë ditës dhe natës, mundësisht të zgjoheshin vetëm për të pirë dhe për t’u ndërruar, kjo të paktën gjatë javëve të para të jetës. Megjithatë jo të gjithë fëmijët bëjnë pjesë në këtë kategori. Me më pak fat mund të konsiderohen nënat e fëmijëve që qajnë në çdo moment, gati mund të mendojmë se qajnë edhe pa pasur asnjë shkak, të cilët i zë gjumi ndërsa janë duke thithur disa herë gjirin të cilët me shumë mundësi do të zgjohen pas pak minutash sepse kanë dhimbje kolikash etj.
Lajmi i mirë është se edhe ata, fëmijët e porsalindur mund të përshtaten shumë me lehtësi me jetën jashtë barkut, dhe kjo falë kujdesit të duhur që mund t’ju jepet. Ja cilat janë 3 gjërat kryesore që duhet të dini në lidhje me natën e parë të kthimit në shtëpi, dhe me siguri edhe të netëve në vazhdim, ose të paktën vetëm të atyre të javëve të para.
1. Fëmija nuk e kupton ndryshimin midis ditës dhe natës
Edhe fëmijët e qetë, ata që duan vetëm të pijnë dhe flejnë, kanë nevojë për pak kohë për t’u përshtatur me jetën jashtë barkut të nënës. Duke qënë se ai ka shumë pak ditë që ka dalë nga uterusi, dhe po përballet me një ambient tjetër, ka nevojë të familjarizohet me dritën dhe errësirën. Ju duhet të dini se dhoma dhe ambientet e tjera të shtëpisë duhet t’i përshtaten ritmeve fiziologjike të fëmijës, por njëkohësisht edhe ta ndihmojnë të kuptojë ndryshimin midis ditës dhe natës. Kështu duhet t’ju këshillojmë të ruani një temperaturë dhome të përshtatshme për fëmijën, duhet të mbani larg aromat e forta dhe të bezdisshme, duke e ndihmuar fëmijën të bëjë ndryshimin midis ditës dhe natës në bazë të disa veprimeve të caktuara. Për shembull ushqyerja e natës duhet bërë në qetësi të plotë dhe pa dritë të fortë në dhomë, ndërsa gjatë ditës mund të shoqërohet nga zhurmat e ndryshme që mund të jenë duke u bërë në shtëpi, nga drita e diellit, e abazhurit, për të vazhduar më pas me ndërrimin e bebelinës, me një masazh etj.
2. Krahas nevojave të fëmijës kujdesuni edhe për mirëqënien tuaj
Tani që jeni në shtëpi dhe nuk mund të mbështeteni në ndihëm e personelit mjekësor, me siguri që keni shumë dyshime në lidhje me shëndetin tuaj dhe të fëmijës. mund të ndodhë që të mos jeni në gjendje të kuptoni arsyet pse fëmija është duke qarë pa pushim, ashtu sic mund të ndodhë që të mos jeni në gjendje ta zgjoni nga gjumi edhe pse kanë kaluar 4 orë nga vakti i fundit që ka pirë. Mund të ndodhë të keni dyshime nëse truporja që i keni veshur mund të jetë shumë e trashë dhe anasjelltas, dhe kështu mund të zhvillohen brenda jush edhe 3.000 pyetje të tjera. Ju nuk duhet të merreni duke i analizuar me detaje të gjitha dyshimet që mund të kenë lindur brenda jush. E rëndësishme është t’i përgjigjeni si duhet nevojave kryesore të fëmijës, pra pirjes dhe ndërrimit të pelenës për ta lënë atë më pas të flejë dhe ndërkohë këtë të bëni edhe ju. Përsa i përket punëve të tjera të shtëpinë mund të kërkoni ndihmë nga dikush që i besoni.
3. Gjumi është koha e qetësimit
Edhe pse mund të zgjasë vetëm 5 minuta, organizmi juaj apo i fëmijës do të rikuperojë energji. Tani që fëmija juaj nuk është më brenda barkut, por në krahët tuaja, kohëzgjatja dhe cilësia e gjumit do të ndryshojë ndjeshëm për t’ju përshtatur nevojave të fëmijës. E rëndësishme është që ju të pushoni sa herë fle fëmija juaj dhe në të ardhmen të përpiqeni t’i vendosni njëfarë rregulli në oraret e gjumit.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X