Muzika ritmike ju lehtëson lodhjen fizike

0 0

Një muzikë me një ritëm të gëzuar ndihmon për ta bërë një stërvitje rigoroze më pak të vështirë. Ky është sugjerimi që vjen nga Universiteti Britanik i Kolumbisë që ka analizuar lidhjet midis muzikës dhe sportit. Trajnimi me intervale me intensitet të lartë (me periudha të shkurtra ushtrimesh intensive të ndara me çaste pushimi), i cili bëhet për disa javë, përmirëson shëndetin fizik. Por sipas studiuesve mund të perceptohet si rraskapitës për shumë njerëz, veçanërisht për ata më pak aktivë. Kështu që, për të provuar të kuptojnë se si ta bëjnë këtë praktikë trajnimi më pak të ashpër, pjesëmarrësve në hulumtim iu kërkua të stërviteshn me muzikë.

Si u zhvillua studimi?

Ushtrimet u përfunduan në tre kushte të ndryshme: me muzikë ritmike motivuese, pa audio dhe me një podcast pa muzikë. “Muzika përdoret zakonisht si një strategji disociuese. Kjo do të thotë që mund të largojë vëmendjen nga përgjigjet fiziologjike të trupit ndaj ushtrimeve fizike siç janë rritja e rrahjeve të zemrës ose muskujve të irrituar, – thotë Matthew Stork, një studiues që ka bërë analizën, por me ushtrime me intensitet të lartë, duket se muzika është më efektive kur ka një ritëm të shpejtë dhe është shumë motivuese”.

Për të optimizuar aktivitetin në palestër ose ngritjen e peshave është mirë të stërviteni me muzikë ritmike: është treguar që stimuj të caktuar shqisore kanë potencial për të zbutur perceptimet që lidhen me lodhjen, shkaktojnë përgjigje më pozitive psikofizike, rregullojnë aktivizimin dhe përmirësojnë kontrollin neuronal të muskujve të përfshirë në përpjekje fizike.

Lexo edhe: Muzika ju ndihmon të ngelni shtatzanë






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X