Muzika per shtatezanine dhe te porsalindurin

0 0

Muzika është një instrument shumë qetësues për gruan shtatëzanë dhe fëmijën qysh në muajt e parë të jetës, dhe jo vetëm. Dëgjimi i muzikës e ndihmon fëmijën në zhvillimin e komunikimit si edhe në përmirësimin e aftësive së të mësuarit. Zakonisht nënat i këndojnë fëmijës së tyre ninulla për ta vënë në gjumë apo për ta qetësuar. Ky është një gjest natyral dhe spontan. Por ndoshta jo të gjithë e dinë që krahas një veprimi përkëdhelës dhe qetësues ninulla është një gjest shumë më i thellë.
Muzika në të vërtetë është një mënyrë shumë e rëndësishme komunikimi që përdoret tek fëmijët, dhe që mund të ketë efekte pozitive të cilat shkojnë përtej vënies në gjumë të vogëlushit.
Shkenca ka bërë studime të ndryshme në lidhje ndikimin e muzikës tek fëmija, duke marrë në disa raste si objekt studimi edhe fetusin.
Muzika në shtatëzani
Muzika duhet të dëgjohet që në muajt e parë të shtatëzanisë, sepse përveçse e ndihmon nënën e ardhshme të qetësohet, ndikon edhe në krijimin e një dialogu midis saj dhe fëmijës që ajo ka në bark. Notat muzikore mendohet se kanë një efekt shumë pozitiv në zhvillimin e fetusit dhe të porsalindurit.
Në Sllovakinë orientale, konkretisht në Kosice Saka (spital) u instalua një program eksperimentues. Në repartin e fëmijëve të porsalindur, fëmijëve ju vendosën kufje me anën e së cilave ata kishin mundësi të dëgjonin melodi shumë të lehta muzikore. Sipas mjekëve kjo do t’i ndihmonte ata të kapërcenin stresin e lindjes, duke favorizuar aftësitë e tyre së të mësuarit dhe komunikimit. Muzika që ju vendos ishte e zhanëreve të ndryshme, edhe pse dominonte ajo klasike. Të porsalindurve ju vendosën kufjet me 5 seanca, dhe secila zgjaste 20 minuta.
Përse duhet të habitemi?
Në fund nuk ka asgjë për tu habitur. Ne i flasim fëmijës qysh nga lindja, edhe pse ai ende nuk është në gjendje të kuptojë atë çfarë i themi. Në këtë mënyrë ne e mësojmë në mënyrë graduale dhe instiktive gjuhën verbale. Pra nuk mund të kosniderohet e çuditshme të bëhet e njëjta gjë edhe me muzikën, e cila është një mënyrë komunikimi edhe më direkte.
Sipas mjekëve që ndërmorrën këtë eksperiment, dëgjimi i muzikës që në moshë aq të vogël ndihmon për të edukuar trurin të pranojë tingujt harmonikë, të cilat do t’i shërbejnë në mënyrë instiktive për të rritur mirëqënien e tij.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X