Muzetë dhe ekspozitat kanë ndikim në çrregullimet mendore, por si?

Frekuentimi i muzeve dhe ekspozitave ka ndikim te madh ne shendetin tone mendor, pasi ul rezikun e crregullimeve.




0 0

Pjesëmarrja në muze dhe ekspozita, përveç që është një veprimtari kulturore interesante dhe e këndshme, shërben gjithashtu për të përmirësuar kujtesën dhe për të mbajtur trurin aktiv dhe për të zvogëluar rrezikun e zhvillimit të ndonjë forme të çrregullimeve. Ky rezultat del nga një hulumtim i kryer në Londër mbi pothuajse 4 mijë njerëz dhe është publikuar në British Journal of Psychiatry.

Përfitimet edhe pas 10 vjetësh

Studimi mori në konsideratë faktorë të mundshëm që mund përmirësojnë kujtesën, siç janë variablat sociale dhe demografike. Në fakt, ata që frekuentojnë muze dhe ekspozita, në përgjithësi, gjithashtu i përkasin grupeve të larta socio-ekonomike dhe për këtë arsye mund të gëzojnë edhe faktorë të tjerë që zvogëlojnë rrezikun e çrregullimeve mendore. Sipas autorëve të studimit, të udhëhequr nga psikiatri Daisy Fancourt i Departamentit të Shkencës së Sjelljes dhe Shëndetit të Kolegjit Universitar të Londrës, studimi ka treguar për herë të parë që në mesin e njerëzve që frekuentojnë muzetë të paktën disa herë në vit, po gjendet një shkallë më e ulët në incidencën e problemeve mendore gjatë një periudhe 10-vjeçare monitorimi”.

Lufton stilin sedentar të jetesës

Megjithatë, rezultatet e anketës u konfirmuan edhe pas përjashtimit të variablave të tjerë. “Vizitimi i muzeve është një formë e aktivitetit të lehtë fizik që zvogëlon efektet negative të një stili jetese të ulur dhe gjithashtu përbën një lloj të veçantë të përfshirjes shoqërore pasi inkurajon njerëzit të largohen nga shtëpia, shpesh në shoqërinë e familjes dhe miqve”.

E dinit?

Të dhënat epidemiologjike tregojnë se rreth 50 milion njerëz në të gjithë botën vuajnë nga një formë e çrregullimeve mendore.

Lexo edhe: Keqtrajtimet në një moshë të vogël rritin rrezikun e çrregullimeve mendore






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X