Mungesa e vëmendjes tek fëmijët, shkak smartfoni

0 0

Adoleshentët dhe mungesa e vëmendjes: një nga shkaqet kryesore është edhe smartfoni, përdorimi i tepruar i të cilit mund të ndryshojë oraret e gjumit, të çojë në konsumimin e ushqimit shumë shpejt dhe të shkaktojë çrregullime të tjera.

Të rinjtë dhe marrëdhëniet shumë “sociale”

Ky është pretendimi i një studimi të publikuar në revistën mjekësore Gazetën e Shoqatës Mjekësore Amerikane: një përdorim i pakontrolluar i smartfonit sipas studiuesve do të rezultojë në dyfishim të rrezikut të zhvillimit të problemeve të sjelljes, sidomos hiperaktivitetit dhe defiçitit të vëmendjes, të cilat mund të ndikojnë në performancën akademike. Individët që kanë rreziqet më të mëdha janë adoleshentët të cilët shpesh përdorin bisedat virtuale për të kompensuar pasiguritë në marrëdhëniet shoqërore.

Studimi tek 4.100 fëmijë

Hulumtuesit në Universitetin e Kalifornisë Jugore kanë analizuar sjelljen e 4,100 fëmijëve të shkollës së mesme (mes pesëmbëdhjetë dhe gjashtëmbëdhjetë vjeç), duke përfshirë 2,587 të rinj pa çrregullime hiperaktiviteti dhe deficitit të vëmendjes. Ata u ndanë në tri grupe bazuar në frekuencën e përdorimit të katërmbëdhjetë rrjeteve sociale. Në përfundim të studimit, u vunë re simptoma të defiçitit të vëmendjes edhe tek ata që nuk i kishin pasur më parë.

Probabiliteti i zhvillimit të çrregullimeve tipike të deficitit të vëmendjes, për përdoruesit e shpeshtë të smartfonëve ishte rreth dyfish në krahasim me kolegët.

Me pak fjalë

Përdorimi i tepërt i telefonave mund të shkaktojë ndryshime në ritmin e gjumit, dhimbje koke, lodhje kronike, mungesë oreksi, stres, ankth, sjellje agresive dhe konflikte familjare.

Lexo edhe: Femijet e dyte me te crregullt se te paret






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X