Mungesa e oreksit tek femijet, kur prinderit duhet te shqetesohen?

0 0

Ulja e oreksit tek fëmija mund të shkaktohet nga një patologji por mund të jetë edhe diçka momentale që nuk shkaktohet nga ndonjë problem specifik. Për të bërë të mundur identifikimin e shkakut dhe për pasojë të kuptoni edhe mënyrën si duhet të veproni, kemi sjellë për ju një udhëzues sipas spitalit pediatrik në Romë, “Bambino Gesu”.

Si duhet të veprojnë prindërit?

Para së gjithash, ju duhet të shikoni kohëzgjatjen si edhe intensitetin e këtij shqetësimi, pra nëse mungesa e oreksit është duke ndikuar në rritjen dhe zhvillimin e fëmijës, nëse ai ka rënë apo jo në peshë. Shpesh mungesa e oreksit është kalimtare dhe përfaqëson një shprehje të një ndryshimi që ka ndodhur në jetën e fëmijës (lindja e një fëmije tjetër, ndërrimi i stinës etj), por ajo mund të jetë edhe simptoma fillestare e një patologjie.

Shkaqet kryesore të mungesës së oreksit tek fëmijët

Infeksionet:

  • Në rrugët urinare;
  • rrugët e frymëmarrjes;
  • Në gojë dhe faring (kandida, stomatiti, faringiti);
  • Gastrointeriti;
  • Infeksione të tjera bakteriale.

Shkaqe të tjera:

  • Përthithje jo e mirë;
  • Alergjitë dhe intolerancat ushqimore;
  • Anemia;
  • Shqetësimet endokrie;
  • Sëmundje renale (në veshka);
  • Shqetësime metabolike;
  • Sëmundjet psikiatrike;
  • Marrja e medikamenteve apo kryerja e një ndërhyrje kirurgjikale.

Pasojat e një mungese tepër të zgjatur të oreksit:

  • Ndalja e rritjes dhe fillimi i rënies nga pesha;
  • Dehidratimi;
  • Rritja e aciditetit në stomak;
  • Mungesë në disa elementë (makro apo mikronutrientëve).

E gjithë kjo nuk duhet të alarmojë prindërit, të cilët fillimisht duhet të kontrollojnë nëse fëmija ka një shqetësim në kavitetin oral (për shembull myku), dalja e dhëmbëve, gjendja gripale. Nëse do të përjashtohen këto shkaqe atëherë duhet të shkoni dhe t’i bëni fëmijës një vizitë tek mjeku pediatër në mënyrë që ai të mund të bëjë diagnostikimin e duhur.

Lexoni dhe: 5 arsyet me te shpeshta pse femija s’ka oreks






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

Dieta e ulët në kalori,...

Një dietë me kalori të ulët duket se ngadalëson rritjen e tumoreve më shumë sesa një dietë ketogjenike. Ky është rezultati i një studimi të fundit nga një grup studiuesish...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X